• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gykata e Posaçme lë në burg ish-deputetin Bllako: Akuzohet për korrupsion e shpërdorim detyre për aferën e Inceneratorit të Fierit

by Java News
02/04/2022 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është lënë në burg nga GJKKO, e cila ka caatuar masën ‘arrest me burg’, pasi u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me aferën e Inceneratorit të Fiert. Seanca ka nisur në orën 11:00 dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave. Ish-deputeti u dërgua në ambientet e GJKKO para orarit zyrtar të nisjes së seancës, duke iu shmangur sërish ‘syrit’ të mediave.

Për arrestimin e Bllakos u raportua të enjten, megjithatë ngjarja u mbulua nga një mister. Të gjithë kaosin e krijuar, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme, u munduan ta qartësojnë dje me dy njoftime, disi kontradiktore, duke lënë sërish pikëpyetje mbi arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako, të vënë në akuzë për aferën e inceneratorit të Fierit.

Policia e Shtetit tha se Alqi Bllako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës që prej mbrëmjes së të enjtes, duke hedhur poshtë çdo pretendim që u ngrit nga mungesa e informacionit zyrtar, se ish-deputeti mund të ishte arratisur. Por SPAK në një deklaratë tha se masa e “arrestit me burg” që GJKKO caktoi të enjten pas dreke, është ekezkutuar nga policia në orën 03:30 të mëngjesit të 1 prillit. Në mesin e këtyre pikëpyetje që njoftimet zyrtare lënë, Report Tv mësoi dje përmes burimeve konfidenciale, se Bllako është paraqitur i vetëm në drejtorinë e policisë pak para mesnate, dhe më vonë ka shkuar edhe avokati, Sokol Hazizaj. Shkresat zyrtare për ekzekutimin e vendimit të gjykatës janë mbyllur në orët e para të mëngjesit.

Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa GJKKO vendosi masën ‘arrest me burg” për të, 1 ditë pasi dorezoi. Sipas SPAK, Bllako akuzohet se ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.

SPAK ka nënvizuar se nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e Bllakos, gjatë kohës që ka shërbyer  në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Përfitimi i parregullt dyshohet se mund të jetë marrë përmes rrogës së babait të tij në një nga kompanitë e inceneratorit. Në 16 muaj, ai është paguar 14.964.900 lekë nga Inceneratori i Tiranës. Këto të ardhura janë përfituar në tre mujorin e fundit të vitit 2018, në vitin 2019 dhe në janar të vitit 2020. Por se si e ka përfituar shumën SPAK nuk e saktëson në njoftimin e tij.

Tre ditë më parë, SPAK ekzekutoi 9 urdhër arrestet e lëshuara për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërkohë u lëshuan edhe 5 urdhër-arreste të reja për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Nga 9 urdhër arrestet, 7 ishin masa sigurie ‘arrest me burg’ dhe 2 në arrest shtëpie. Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohen zyrtarisht nga Prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre./m.j

Next Post
Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Lezhë/ Banorët në panik

I hodhën garanatë për ta vrarë, por shpëtoi/ Arrestohet objektivi. Autori shpallet në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In