• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Guximi i Bashës për të bërë sërish premtime

by Flogert Muça
28/01/2021 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Lulzim Basha ditën e sotme ka dalë dhe ka prezantuar programin e tij ekonomik, duke shfrenuar fantazinë me premtime që do i kishte lakmi edhe Gjermania nëse do të bëheshin realitet. Premtimet që fillonin me zhdukjen e papunësisë dhe me rritjen ekonomike 30%, ishin fantazitë që Basha sot shiti para shqiptarëve si opsionin e tij për zgjedhjet e 25 Prillit. Por deri këtu nuk ka asnjë problem. Natyrisht që në fushata elektorale partitë abuzojnë pak me premtimet, por problem fillon e bëhet kur fluturon siç bëri Basha sot.

Megjtihatë,  nuk është ky thelbi i problemit të Lulzim Bashës dhe të premtimeve të tij. Thelbi i problemit të Bashës edhe këtë herë është e shkuara e tij. Luli, njëlloj siç fshihet pas të shkuarës së tij si njeriu që ka patur në dorë dosjet e UÇK-së, ose aferës 230 milionë euroshe e Rrugës së Kombit, falja e detit ndaj Greqisë, njëlloj i fshihet edhe premtimeve që ka bërë kur ishte kryetar Bashkie. Janë rreth 50 premtime kryesore që ka bërë në 2011 kur kandidoi për kryebashkiak të Tiranës e të 50-ta rezultuan mashtrime elektorale. Natyrisht që qytetarët mbajnë mend ato me pikantet si TRAM-i, karta e studentit, Bulevardi i ri apo Pazari i ri, por në fakt janë edhe dhjetëra premtime të tjera që ai i bëri njëlloj si sot dhe më pas nuk nguli asnjë gozhdë në qytet.

Lulzim Basha pati fatin e madh që pavarsisht se u bë ashtu si u bë kryetar bashkie, mund të krijonte një model me të cilin tu dilte shqiptarëve sot përballë dhe tu thoshte: ” Ja, siç kam bërë këtë vepër, do të bëj Shqipërinë”. Por ai e humbi shansin që të krijonte fabulën e tij, pasi zgjodhi të mos bëjë asnjë vepër për qytetin. Fiks për këtë arsye, ai sot nuk është i besueshëm për shqiptarët, pasi ata, ne, nuk shohim asnjë ilustrim se si Lulzim Basha mund të bëjë një punë. E vetmja gjë që dimë me siguri është se Lulzim Basha fryhet me premtime haluçinante dhe më pas nga dremitja kalon në gjumë duke e lënë institucionin që drejton në rënie të lirë.

Ilustrimi i fabulës që Luli vetëm dremit ose fle mund të bëhet më çdo premtim publik që ai ka bërë. E si për ironi të fatit, të njëjtën gjë që u ka bërë qytetarëve të Tiranës si kryebashkiak, ja ka bërë demokratëve që nga dita që iu dhuruar drejtimi i partisë nga Sali Berisha. Që nga ajo ditë demokratëve u ka premtuar se do të fitojë e do ringrejë PD-në, por në fakt ka ngritur e shtuar vetëm vilat e tij dhe partisë i ka dhuruar 3 palë zgjedhje të humbura. Thënë këtë, ngado që ta kapësh Lulzim Bashën, nuk i gjen dot një vepër për së mbari që të ketë vulën e tij, ndaj edhe premtimet e sotme janë ose një tallje me shqiptarët ose një një tentativë për tu fshehur nga e shkuara duke premtuar gjëra edhe më të pamundura se ato që ka premtuar këto 15 vite në politikë… dhe akoma nuk turpërohet.

 

Next Post
“Të qash e të qeshësh!”/ Rama ia kthen Presidencës për projektin Vlorë-Orikum: Do presim edhe pak Metën sa të lexojë ndonjë gjë

"Oligarkë dhe arrogantë"... Rama i ashpër me Metën: Boll e përdore Presidencën si thes për atë farë LSI-je

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In