• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Guvernatori Sejko: Rritja ekonomike do të vijojë, për kreditë e këqija po hartojmë një plan fiskal

by Java News
08/02/2017 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë këtë të mërkurë në një mbledhje të përbashkët të përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, e cila u zhvillua në Romë.

Gjatë punimeve, Sejko prezantoi panoramën ekonomike të vendit, duke theksuar se rritja ekonomike është në një trajektore pozitive zhvillimi, e mbështetur nga kombinimi i stimulit monetar me konsolidimin fiskal.

Gjithashtu, Sejko u shpreh se ekonomia pritet të vazhdojë rritjen e qëndrueshme dhe se balancat kryesore makro-ekonomike do të forcohen në të ardhmen.

“Banka e Shqipërisë pret një aktivitet ekonomik në përmirësim në terma kohorë afatmesëm, i cili do të mundësojë kthimin e ekonomisë në ekuilibër, përmirësimin e mëtejshëm të treguesve të tregut të punës, si dhe kthimin e inflacionit në objektiv”, deklaroi Sejko.

Gjithashtu, vijoi ai, reformat strukturore dhe përmirësimi i klimës së biznesit do të ndihmojnë qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike të vendit, shkruan tch.

Lidhur me kreditë e këqija guvernatori nënvizoi se, BSH po harton një plan veprimi për reduktimin e tyre, ku përfshihen një sërë përmirësimesh ligjore, fiskale dhe rregullatore.

Në këtë mbledhje, e organizuar nën kujdesin e ministrit të Financave të Italisë Pier Carlo Padoan, ishte i pranishëm edhe ministri shqiptar i Financave, Arben Ahmetaj.

Next Post
Itali/ Muratori shqiptar dhe shoku i tij skifter vjedhin ar në një shtëpi, policia heq picirin për t’i kapur

Itali/ Muratori shqiptar dhe shoku i tij skifter vjedhin ar në një shtëpi, policia heq picirin për t’i kapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In