• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Guvernatori Sejko: Ekonomia po i rikthehet rritjes

by A R
01/02/2017 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë në interesit, në nivelin 1.25%. Gjithashtu, Këshilli vendosi të mbajë të pandryshuar edhe normat e interesit të depozitës dhe të kredisë njëditore, respektivisht në nivelet 0.25 dhe 2.25%.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko tha se “Të dhënat e disponuara sugjerojnë se aktiviteti ekonomik në vend vazhdon të shënojë rritje. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik ka sjellë përmirësime në treguesit e tregut të punës dhe është pasqyruar në një rritje graduale të inflacionit drejt objektivit. Politika jonë monetare lehtësuese, e pasqyruar në reduktimin e kostove të financimit dhe në uljen e primeve të rrezikut, mbetet një faktor vendimtar në këtë tablo zhvillimi”.

“Parashikimet tona për të ardhmen mbeten pozitive. Banka e Shqipërisë pret një forcim të rritjes ekonomike gjatë dy viteve të ardhshme dhe kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2018″, tha Sejko.

Ai bëri më pas një pasqyrë të zhvillimeve ekonomike. “Inflacioni ka ardhur në rritje gjatë muajve të fundit, duke shënuar një normë vjetore prej 2.2% në muajin dhjetor. Në aspektin e kompozimit, rritja e inflacionit gjatë tremujorit të katërt erdhi si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe të naftës. Në aspektin makroekonomik, trendi rritës i inflacionit gjatë kësaj periudhe reflekton shtimin e presioneve inflacioniste nga mjedisi i brendshëm dhe reduktimin e presioneve dezinflacioniste nga mjedisi i huaj. Sipas të dhënave të INSTAT-it, ekonomia shqiptare u rrit me 3.3% gjatë nëntë muajve të parë të vitit dhe me 3.1% në tremujorin e tretë të tij. Rritja ekonomike pasqyroi zgjerimin e konsumit dhe të investimeve private, si dhe rritjen e të ardhurave nga turizmi. Kërkesa e brendshme gjeti mbështetje nga kushtet monetare stimuluese, nga përmirësimi i besimit, nga rritja e punësimit, dhe nga zgjerimi i investimeve të huaja direkte. Nga ana tjetër, kërkesa e huaj kontribuoi pozitivisht në rritjen e eksportit të shërbimeve, por eksportet e mallrave vazhdojnë të shfaqin një ecuri të dobët, si pasojë e çmimeve ende të ulëta të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare”, tha Sejko. /b.d

Next Post
VIDEO/ Sikur duart e rusit më të fortë të ishin në qafën tuaj…

VIDEO/ Sikur duart e rusit më të fortë të ishin në qafën tuaj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

March 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

March 10, 2026
Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

March 10, 2026
Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In