• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Guvernatori që po fiton zemrat e demokratëve duke u tallur me Trumpin përmes memeve

by A R
01/09/2025 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gavin Newsom, guvernatori i Kalifornisë, po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje në mesin e demokratëve amerikanë, falë një strategjie të pazakontë: ai po përdor rrjetet sociale për të sulmuar dhe tallur Donald Trump dhe rrethin e tij të afërt, në të njëjtën mënyrë siç Trump tallet me kundërshtarët e vet.

Sipas sondazheve të fundit, Newsom është kandidati më i pëlqyer për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 nga ana e demokratëve. Ai ka kaluar në krye me 25% të mbështetjes, duke lënë pas Pete Buttigieg dhe Kamala Harris, që kanë rënë në sondazhe. Në një shkrim të “La Repubblica thuhet se ky sukses i tij lidhet me mënyrën se si ai po e përballon Trump-in, me sarkazëm, ironi dhe memet që qarkullojnë në rrjete sociale.

Një nga memet më të përfolura ishte një foto e krijuar me inteligjencë artificiale, ku Newsom shfaqej si mbret në kopertinën e revistës “Vanity Fair”, në vend të Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump. Në një rast ai shfaqet si gladiator përkrah Melanias, ndërsa në një tjetër meme, ajo që binte në “gracat” e Newsom ishte vajza e Trump-it, Ivanka, ndërsa presidenti vetë shfaqej në mënyrë qesharake: me kostum banje, i rrumbullakët dhe me lëkurë rozë.

Ndër meme-t më të fundit, njëra e shfaq guvernatorin me statujën e Oscar-it dhe mbishkrimin “Çmimi Nobel për Paqen”, duke tallur obsesionin e presidentit për këtë çmim.

Por përtej humorit, Newsom po dërgon një mesazh serioz: demokratët duhet të mësojnë të luftojnë me të njëjtën forcë dhe guxim si kundërshtarët e tyre republikanë. Kjo qasje është përqafuar edhe nga guvernatorë të tjerë si ai i Illinois dhe Maryland, të cilët po i përgjigjen me ironi kërcënimeve të Trump-it për të dërguar trupat e Gardës Kombëtare në shtetet e tyre.

Shumë demokratë ndihen të zhgënjyer nga përfaqësuesit e tyre në Uashington, të cilët duken pasivë dhe të frikësuar për të marrë një qëndrim. Ndërsa në shtete si Kalifornia apo edhe Teksasi (një shtet republikan), figura të reja si Newsom dhe James Talarico po tregojnë se mund të ketë një stil të ri të luftës politike: më i drejtpërdrejtë, më i guximshëm dhe më pranë njerëzve.

Next Post
“Manja ka shtuar kostumet në gardërobën e tij”, Berisha vijon akuzat para SPAK: Balla liroi dy terroristët!

“Manja ka shtuar kostumet në gardërobën e tij”, Berisha vijon akuzat para SPAK: Balla liroi dy terroristët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

February 16, 2026
“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

February 16, 2026
Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

February 16, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Stuhi shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e martë

February 16, 2026
Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

February 16, 2026
Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

February 16, 2026
GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

February 16, 2026
Ngjarje e paprecedentë në sistemin e drejtësisë: Kryetari i GJL nuk ftohet në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj

Sadushi: Kur paraburgimi bëhet rregull, liria dobësohet, prezumimi i pafajësisë zbehet dhe shkeljet kushtetuese rriten

February 16, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

February 16, 2026
ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In