• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Guvernatori i BSH-së “shuplakë” Bashës: Nuk ka asnjë rrezik në financimin e PPP-ve

by Java News
02/10/2019 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko i ka kthyer përgjigje kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili iu drejtua me një letër atij dhe të gjithë bankave të nivelit të dytë ku u kërkon që të mos financojnë PPP-të. Argumenti që Basha përdor për këtë kërkesë është se këto PPP-të (Partneritet Publik Privat) shpesh përdoren për pastrimin e parave dhe si shembur sjellë  dy kontratat për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat. Por, Gent Sejko theksoi se nuk ka asnjë vend për alarm, pasi raporti i fundit nga ‘Manival’ vlerësoi bandat në Shqipëri duke shtuar se nuk ka asnjë shqetësim apo indicie për pastrim parash.

‘E kemi theksuar do të ripërsëris komentet me qëndrimet. Letra e Bashës kishte të bënte me dy rreziqe, e para riskun e kredisë për financimet e PPP-ve. Bankat kanë shtrënguar kriteret e riskut pas krizës së 2008 dhe kjo ka ndikuar edhe në kreditimin e ekonomisë. Në rastin konkret projektet e PPP-së janë specifike dhe të kushtëzuara me kritere te veçanta dhe këto kritere janë në fokus. Ne si BSH bazuar në standardet më të mira kemi miratuar rregulloret tona në lidhje me riskun dhe këtu bien edhe kriteret e riskut. Në rast se do të ketë projekte që do i plotësojnë kriteret do të jenë të financueshme këto projekte përfaqësojnë vlera të mëdha dhe kjo do të kërkonte bashkimin e disa bankave për një projekt të caktuar.

Kjo e vështirëson edhe më shumë miratimin e këtyre rasteve, pasi kërkon koordinimin e disa bankave. Sigurisht janë një potencial biznesi për bankat e nivelit të dytë. Ne jemi të kujdesshëm që të kemi një vazhdimësi në cilësinë e kredisë. Ne do të donim një rritje të kujdesshme të kreditimit. Janë këto kritere që bankat e nivelit të dytë janë të detyruara ti respektojnë. Banka e Shqipërisë ka ndërtuar kuadrin dhe rregulloren e nevojshme për menaxhimin e këtij risku, por edhe bankat kanë filtra risku për të ndaluar pastrimin e parasë.

Bankat e nivelit të dytë kanë ndërtuar sisteme kontrolli mjaft të mira. Nuk kemi shqetësime konkrete apo indicie. Edhe raporti i KE-së për Shqipërinë vlerësoi sistemin bankar në nivelin më të lartë. Sistemi bankar u vlerësua më shumë se cdo institucion në Shqipëri. Por kjo nuk do të thotë se ne do të flemë gjumë. Si për riskun e kredisë dhe pastrimit të parasë bankat kanë instrumentet e nevojshme për të kontrolluar këtë risk” deklaroi ai.

I pyetur nga Report Tv sa kanë ndikuar në rritjen ekonomike luhatja e kursit të këmbimit dhe mbyllja e lojërave të fatit, ai tha se ‘Kursi i këmbimit këtë vit është shfaqur më i stabilizuar. Ne jemi një ekonomi me deficit tregtar. Lojërat e fatit kanë pasuar efekt negativ në rritjen ekonomike. Ekonomia u rrit me 2.3% në tremujorin e dytë. Rritja ekonomike u ndihmua nga bujqësia, ndërsa sektori energjisë dhe ndërtimi. Tremujori i tretë i ngjashëm me tremujorin e dytë. Për shkak të energjisë elektrike dhe përfundimi i TAP.

Kredia për sektorin privat është rritur me 7.4% në dy muajit e parë të tremujorin e tretë. Trendi pozitiv nga rritja e kërkesës dhe ofertës. Kreditë me probleme ranë në 11% në muajin gusht. BSH pret që kthehet në objektiv i inflacionit në gjysmën e dytë të vitit 2021.Inflacioni në korrik dhe gusht u rrit në 1.5% nga 1.4 që ishte në tremujorin e dytë” tha ai. Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar në 1%. /l.m

Next Post
‘Benz’-i del nga rruga në Kodër-Kamëz, plagoset drejtuesi i automjetit

'Benz'-i del nga rruga në Kodër-Kamëz, plagoset drejtuesi i automjetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA nën “kthetrat” e dimrit: Kaos në transport, mijëra familje pa energji elektrike

SHBA nën “kthetrat” e dimrit: Kaos në transport, mijëra familje pa energji elektrike

February 2, 2026
Kishin një rrjet shtëpish bari, prodhonin e shisnin…/ Gjykata angleze, 40 vite burg 7 shqiptarëve

Përshtati dy banesa për kultivim kanabisi me llamba, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës

February 2, 2026
Pagat e gjyqtarëve, Rama-Kushtetueses: Mos i lini një njollë të madhe turpi Shqipërisë!

Pagat e gjyqtarëve, Rama-Kushtetueses: Mos i lini një njollë të madhe turpi Shqipërisë!

February 2, 2026
Horoskopi 30 maj- 5 qershor 2022: Ju pret një javë shumë e vështirë

Horoskopi Javor për datat 2 deri në 8 Shkurt 2026; Parashikimi i yjeve për dashurinë, punën dhe financat

February 2, 2026
Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

February 2, 2026
Berisha i fshihet SPAK-ut, kreu i opozitës nuk paraqitet për “21 Janarin”

Standardet e SPAK-GJKKO: Agim Ismailaj e Ilir Beqaj grup kriminal, 21 Janari dhe Bajrat jo!

February 2, 2026
Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

February 2, 2026
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

February 2, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Territorialja” mblidhet pa PD,! Sot afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën në komision

February 2, 2026
Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In