• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Guvernatori Gent Sejko pret në zyrë ambasadoren Yuri Kim, ja çfarë u diskutua

by
15/04/2022 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, zhvilloi këtë të premte një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Lajmi është bërë me dije përmes një postimi në Twitter nga Banka e Shqipërisë, ku theksohet se takimi u mbajt në ambientet e këtij institucioni.

“Guvernatori Sejko zhvillon një takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë, SH.S.Zj. Yuri Kim, në ambientet e Bankës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e bankës së Shqipërisë.

Njoftimi i plotë i Bankës së Shqipërisë:

Në datën 15 prill 2022, Guvernatori Gent Sejko zhvilloi një takim zyrtar me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, SH.S.Zj. Yuri Kim, në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

Ky takim u zhvillua në kuadër të rizgjedhjes së Guvernatorit Sejko me një mandat të dytë si drejtues i institucionit të bankës qendrore. Në krye të bisedës Ambasadorja Kim e uroi Guvernatorin duke vlerësuar se kjo rizgjedhje e tij mbështet qëndrueshmërinë e Bankës së Shqipërisë si një institucion kyç në zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Në vijim të bisedës në fokus ishte situata ekonomike post Covid-19 në Shqipëri dhe mjedisi kompleks i krijuar tashmë për shkak të tensionit gjeopolitik nga sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës.

Guvernatori u shpreh se pas një rikuperimi të fortë të ekonomisë shqiptare që pasoi pandeminë gjatë vitit 2021, këtë vit, ekonomia jonë po përballet me sfidën e re ndërkombëtare, atë të rritjes së çmimeve.

Në vijim, Guvernatori shtoi se bazuar në tendencat aktuale dhe informacionin e disponueshëm, pritet që kjo goditje e çmimeve, nga ana e ofertës, të ketë një ndikim të konsiderueshëm, megjithatë nuk do të prishë rimëkëmbjen e vazhdueshme ekonomike dhe pritet të jetë kalimtare.

Sanksionet e vëna ndaj Rusisë dhe rritja e volatilitetit dhe e pasigurisë në tregjet ndërkombëtare diktuan një rishikim të projeksioneve të mëparshme të Bankës së Shqipërisë dhe nevojën e rivlerësimit të përshtatshmërisë së qëndrimit të politikës monetare.

Gjatë bisedës, Guvernatori shtoi se në këtë ambient dinamik, politikëbërësit po përballen me dilema të politikave të tyre. Politika monetare duhet të fokusohet në stabilitetin monetar dhe financiar pa penguar në mënyrë të panevojshme rimëkëmbjen, ndërsa politika fiskale duhet të lehtësojë barrën e shtresave të varfra të shoqërisë dhe sektorëve vulnerabël të ekonomisë pa rrezikuar borxhin publik.

Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë reagoi nëpërmjet instrumentit të politikës monetare për të ruajtur stabilitetin e çmimeve në vend, si dhe për të minimizuar pasojat që goditja e çmimeve mund të ketë mbi koston e jetesës, mbi kursin e këmbimit dhe mbi shëndetin e sektorit bankar.

Guvernatori e siguroi Ambasadoren Kim se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të përdorë të gjitha instrumentet e nevojshme ligjore e rregullative që disponon, në bashkëpunim me të gjitha autoritetet në vend, me qëllim përballimin e kësaj situate, duke ruajtur parametrat makroekonomikë, si dhe stabilitetin e çmimeve e atë financiar në vend.

Në vijim, Guvernatori Sejko prezantoi gjendjen e sektorit bankar në vend duke theksuar se ai është i mirëkapitalizuar, solid dhe me tregues të mirë të likuiditetit dhe shëndetit financiar, ku mund të përmendet raporti i kredive me probleme i zbritur në nivelin aktual prej 5.4%.

Nga ana e saj, Ambasadorja Kim vlerësoi rolin që Banka e Shqipërisë dhe sistemi bankar kanë luajtur në vazhdimësi, si dhe mbështetjen që Banka e Shqipërisë po jep për minimizimin e efekteve të mundshme negative të krijuara tensioni gjeopolitik.

Ambasadorja vuri theksin në rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të situatës nga institucionet në vend, si dhe koordinimin e politikave nga autoritetet shqiptare duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur.

Gjithashtu, Ambasadorja Kim vlerësoi marrëdhëniet mjaft të mira që Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë dhe shprehu gatishmërinë e saj për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë situatë.

Në përfundim, Guvernatori Sejko falënderoi Ambasadoren Kim për takimin, duke i vlerësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një partner strategjik mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë.

/b.h

Next Post
“Lulzim Basha është njeri i Sorosit, bashkë me kunatin e kanë marrë peng PD-në”

Topalli: 'Efekti Basha' mund të zgjasë përtej këtij 10-vjeçari, krijoi modelin e politikanit që arrin majën pa asnjë meritë. Berisha na...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In