Më në fund Shqipëria ka lënë pas valën e nxehtë afrikane me temperaturat ekstreme.
Sipas sinoptikanëve muaji Gushti do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu, dhe rënie të vlerave termike, duke i paraprirë edhe ardhjes së Vjeshtës.
Temperaturat këtë fund Gushti do të kapin një maksimum vlerash deri në 29 apo 30 gradë Celsius.
Megjithatë java e parë e Shtatorit do të sjellë rritje të tyre, por jo më shumë se sa 34 gradë Celsius.
Sipas sinoptikanëve, kjo Verë klasifikohet si një nga 3 më të nxehtat që ka përjetuar vendi ynë. Vlera më e lartë u shënua në Kuçovë me 43.6 gradë Celsius.
/a.r