• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gurvernatori Sejko: Norma e interesit mbetet e pandryshuar

by Java News
20/12/2017 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Mbikqyres i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 1.25%. Guvernatori Gent Sejko evidentoi se edhe normat e interesit të depozitës dhe kredisë nuk ndryshojnë duke mbetur ne vlerat 0.25% dhe 2.25 %.

“Duke u bazuar në këto konsiderata, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare vijon të mbetet i përshtatshëm.

Politika jonë monetare lehtësuese ka ulur kostot e financimit të sektorit privat, ka nxitur rritjen e kreditimit në lekë dhe ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes financiare të huamarrësve.

Në këtë mënyrë, ajo ka mbështetur zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe ka krijuar parakushtet për kthimin e inflacionit në objektiv,” shpjegoi Sejko.

“Tregjet financiare janë karakterizuar nga një ecuri relativisht e qetë gjatë dy muajve të fundit, me norma të ulëta interesi, me prime të kontrolluara rreziku dhe me një tendencë stabilizimi të kursit të këmbimit.

Megjithatë, rritja e kredisë për ekonominë vazhdon të mbetet e zbehtë, duke shënuar vlerën 3.5% në muajin tetor.

Zgjerimi i portofolit të kredisë vazhdon të mbështetet në zgjerimin e kredisë në lekë, portofoli i së cilës shënoi një rritje vjetore prej 9.3%,” tha guvernatori.

“Aktiviteti ekonomik i vendit ka vijuar të shënojë rritje në tremujorin e tretë dhe të katërt, ndonëse disa tregues indirektë sugjerojnë një ngadalësim të lehtë në gjysmën e dytë të vitit.

Rritja ekonomike ka pasqyruar ambientin e favorshëm financiar, përmirësimin e besimit, impulset e gjeneruara nga rritja e punësimit dhe nga nivelet e larta të investimeve të huaja direkte, si dhe momentin pozitiv të ekonomive partnere tregtare.

Në terma të kërkesës agregate, rritja është mbështetur nga zgjerimi i konsumit dhe i investimeve private, si dhe nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare me jashtë, sidomos në tremujorin e tretë të vitit.

Në përgjigje të reduktimit me rreth 10.5% të deficitit tregtar në mallra e shërbime, deficiti i llogarisë korrente zbriti në 4.6% të PBB-së gjatë tremujorit të tretë, një nga nivelet më të ulëta të dekadës së fundit.

Nga ana tjetër, stimuli fiskal vlerësohet të ketë ardhur në rënie gjatë tremujorit të tretë e të katërt, ndonëse të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore kanë vijuar të shënojnë norma të larta rritjeje,” deklaroi Sejko.

“Zgjerimi i vazhdueshëm i kërkesës agregate ka sjellë një përdorim gjithnjë e më të plotë të kapaciteteve prodhuese. Norma e papunësisë zbriti në nivelin 13.6% gjatë tremujorit të tretë, në rënie me 1.1 pikë përqindje krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës.

Megjithatë, konvergjenca graduale e ekonomisë drejt ekuilibrit nuk është shoqëruar ende me rritjen e presioneve inflacioniste, në mënyrë të mjaftueshme për të kthyer inflacionin në objektiv.

Inflacioni shënoi vlerat 1.9% dhe 1.7%, respektivisht në muajt tetor dhe nëntor, duke regjistruar vetëm një përmirësim të lehtë ndaj nivelit të muajit shtator dhe duke rezultuar në kahun e poshtëm të pritjeve tona. Dinamika e inflacionit total u diktua kryesisht nga ecuria e çmimeve të mallrave ushqimore,” tregoi Sejko.

“Në terma makroekonomikë, rritja e ngadaltë e inflacionit vazhdon të pasqyrojë efektin e kombinuar të disa faktorëve: hendeku negativ i prodhimit vijon të frenojë rritjen e kostove të punës dhe të inflacionit bazë; inflacioni në vendet partnere tregtare mbetet i ulët; dhe, kursi i mbiçmuar i këmbimit ul më tej çmimet e importit të mallrave bazë dhe të mallrave të konsumit.

Në gjykimin tonë, efektet frenuese që vijnë nga këta tre faktorë do të zbehen gradualisht në të ardhmen.

Projeksionet tona për të ardhmen flasin për një përmirësim të mëtejshëm të aktivitetit ekonomik në horizontin afatmesëm.

Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të mundësojë një rritje të mëtejshme të punësimit dhe pritet të sjellë rritje më të shpejtë të pagave dhe të kostove të prodhimit.

Këto zhvillime do të mbështeten, ndër të tjera, nga kushtet aktuale të favorshme të financimit dhe nga një ecuri e pritur më e mirë e kreditimit. Rënia e mëtejshme e raportit të kredive me probleme, raport i cili shënoi nivelin 14.3% në muajin nëntor, tregon se bilancet e sistemit bankar po vijnë drejt përmirësimit dhe se rreziku i kredisë po vjen drejt rënies,”tha Sejko.

“Paralelisht me forcimin e presioneve të brendshme, edhe presionet inflacioniste në ambientin botëror pritet të vijnë në rritje në horizontin afatmesëm, ndërsa efekti i fortë frenues i kursit të mbiçmuar të këmbimit pritet të vijë drejt zbehjes.

Bazuar në këta faktorë, Banka e Shqipërisë pret kthimin e inflacionit në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2019.

Duke gjykuar mbi analizat dhe parashikimet e skenarit bazë, të shtjelluara më sipër, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare vijon të mbetet i përshtatshëm. Në këto rrethana, ai vendosi:

Të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1.25%;

Të mbajë të pandryshuar normat e interesit të depozitës dhe të kredisë njëditore, respektivisht në nivelet 0.25% dhe 2.25%,” tha guvernatori Sejko.

Banka e Shqipërisë lë të pandryshuar normën e interesit ne 1.25%.

Next Post
Familjari konfirmon vdekjen e Lavdrim Muhaxherit

Zbardhen SMS-t, sulmin ndaj kombëtares së Izraelit në Shkodër e urdhëroi Muhaxheri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

February 12, 2026
“Do përgjigjemi egërsisht”, “Skifteri” i Pentagonit paralajmëron Europën

“Do përgjigjemi egërsisht”, “Skifteri” i Pentagonit paralajmëron Europën

February 12, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

February 12, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Betejat populiste me kauza gjysmë të ndershme

February 12, 2026
“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

February 12, 2026
“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

February 12, 2026
Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

February 12, 2026
“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

February 12, 2026
Aleanca ushtarake, Vengu i përgjigjet Vuçiç: Nuk është traktat i fshehtë në dëm të fqinjëve, por një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane!

Vengu: NATO njeh Korridorin 8 si korridor sigurie, Shqipëria në zemër të planeve strategjike

February 12, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Inflacioni në 2.3% në janar, shtyhet nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In