Sulmuesi kosovar Bersant Celina i është ofruar mundësia që ta tregojë veten para menaxherit Pep Guardiola.
19-vjeçari pritet të luajë në ndeshjet para-sezonale të Manchester City-t për t’ia mbushur mendjen trajnerit spanjoll që ta mbajë në ekip, pasi kosovari po kërkohet në formë huazimi nga shumë ekipe angleze.
Daily Mail shkruan se Guardiola ua ka treguar derën disa lojtarëve, por beson se Celina mund të shkëlqejë gjatë viteve në vijim.
I riu kosovar do të udhëtojë me ekipin në Kinë dhe pritet të ketë minuta në ndeshjen kundër Manchester Unitedit. Ai vitin e kaluar nënshkroi kontratën e re katërvjeçare, citohet Express. (b.an)