Pep Guardiola duket se e ka kryer transferimin e tij të parë te klubi i ri.
Manchester City është shumë pranë zyrtarizimit me mesfushorin e Borussia Dortmund, Ilkay Gundogan. “BBC” raporton se Manchester City është shumë afër konfirmimit të marrëveshjes së arritur me Dortmund për Gundogan, dhe se kompletimi i transferimit do të bëhet së shpejti, përcjell Gazeta Blic.
Lajmi është bëri i ditur nga gazetari David Ornstein i BBC, në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Twitter’.Gundogan shquhet për numrin e madh të lëndimeve, ndërsa për momentin gjermani është duke u shëruar nga lëndimi të cilin e ka pësuar në gju.
Mesfushori 25-vjeçar pritet t’i kushtojë Cityt rreth 20 milionë funte. (b.an)