Për Pep Guardiolan, Barcelona mbetet klubi më i mirë në botë. Pep Guardiola është rikthyer sërish të flasë për Barcelonën. Në konferencën për media, para ndeshjes mes Manchester Cityt e Monacos në Ligën e Kampionëve, Pep Guardiola u pyet sërish për ish klubin e tij, nëse katalunasit do ta përmbysin rezultatin prej 4:0 ndaj PSG-së.
Ditë më parë, Guardiola tha se nëse një klub mund ta bëjë këtë dhe të shkruajë histori, është Barcelona, derisa sot trajneri spanjoll vetëm thotë se Barcelona është klubi më i mirë në botë dhe se është i fokusuar te skuadra e tij.
“Për mua, Barcelona mbetet klubi më i mirë në botë. Ne jemi këtu të shohim dhe flasim për niveli tonë, nëse jemi në gjendje që të kalojmë në raundin tjetër”, iu përgjigj Guardiola gazetarit, kur u pyet nëse Barcelona do të kualifikohet në çerekfinale të Championsit, citohet ”Express”. (b.an)