• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Guaido, taktikë të re për rrëzimin e Maduros nga pushteti

by A R
03/05/2019 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juan Guaido, Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës thotë se një aksion i shkallëzuar industrial fillon orët e fundit dhe ka për qëllim, që të çojë në një grevë të përgjithshme.

Greva është strategjia e fundit në përpjekjen e tij për të detyruar përmbysjen e Presidentit Nicolas Maduro përmes një revolte popullore.

Dy ditë tubimesh në rrugët e Karakasit kanë shkaktuar përleshje të dhunshme mes përkrahësve të zotit Guaido dhe forcave venezuelase por zyrtarët më të lartë ushtarakë nuk i janë përgjigjur thirrjes së zotit Guaido për të dezertuar.

Miliona venezuelas, të cilëve u ka ardhur në majë të hundës me inflacionin jashtë kontrollit, mangësitë e shumta në ushqime dhe karburant, mungesën e kujdesit shëndetësor dhe ndërprerjen e vazhdueshme të energjisë elektrike, kanë ikur nga vendi.

Si kreu i Asamblesë Kombëtare të kontrolluar nga opozita, zoti Guaido e përdori kushtetutën për ta shpallur presidencën e Nicola Madurps ilegjitime, duke thënë se zgjedhja e tij në dhjetor ishte e manipuluar. Ai është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe mbi 50 vende të tjera si presidenti i vendit.

Zoti Maduro po akuzon zotin Guaido se po përpiqet të kryejë një grusht shteti me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Kolumbisë dhe thotë se opozita do të dështojë.

Ai tha se demonstruesit do të ndiqen penalisht “për krimet serioze që kanë kryer kundër kushtetutës, shtetit ligjor dhe të drejtës për paqe”.

Përleshjet e së mërkurës mes përkrahësve të opozitës dhe trupave venezuelase u mbyllën duke shkaktuar vdekjen e një gruaje pasi u godit me armë në kokë gjatë një proteste në kryeqytet.

Ndërkohë, trazirat në Venezuelë po shndërrohen në një shesh beteje polemikash mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Pas një bisede telefonike mes Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi “për pasojat më drastike” nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me ato që ai i quajti “hapa agresive”.

Departamenti i Shtetit ishte më i matur, duke thënë vetëm se ndërhyrja ruse dhe kubaneze është “destabilizuese për Venezuelën.”

Por Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton tha se “Kjo është hemisfera jonë. Rusët nuk duhet të ndërhyjnë këtu. Është gabim nga ana e tyre. Nuk do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve.”

Zoti Pompeo tha përsëri të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të ndërmarrin aksion ushtarak në Venezuelë. “Nëse është e nevojshme, atëherë Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë”.

Por zoti Pompeo dhe Presidenti Donald Trump, nuk kanë thënë konkretisht se çfarë mund t’i bëjë Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë ushtarakisht.

Ndërkohë një diplomat i lartë kubanez i ka hedhur poshtë akuzat se mijëra trupa kubaneze janë në terren në Venezuelë.

“Kuba nuk merr pjesë në operacione ushtarake dhe as në operacione sigurie në Venezuelë”, i tha agjencisë Associated Press, Carlos Fernandez de Cossio, shefi kubanez i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se 20 mijë kubanezët në Venezuelë janë kryesisht punonjës të mjekësisë.

Por ai shtoi se si partnerë të hemisferës së jugut, Kuba dhe Venezuela kanë të drejtën sovrane për bashkëpunim ushtrarak dhe zbulimi.

Kuba dhe Rusia janë aleate historike të Venezuelës dhe qeverive të saj socialiste. Rusia i ka dhënë mbështetje ekonomike dhe ushtarake qeverisë Maduro, ndërsa Venezuela ka dërguar naftë me vlerë miliarda dollarë në Kubë në këmbim të ndihmës ekonomike.

/a.rada

Next Post
Barça e nis me fitore. Messi shënon goli e 5000-t në historinë e klubit

Messi, zbulohet shuma marramendëse e “thesarit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In