• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grushti i shtetit më ’98/ Brokaj dhe Koçi: Berisha me paramendim kishte bërë gati grupet militare

by Aalison Pearse Stevens
16/09/2016 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998 është ngulitur në memorien e shqiptarëve si një nga ngjarjet më të turpshme të kombit shqiptar, ku pushteti u tentua të merrej me dhunë.

Në 18-vjetorin e kësaj ngjarje, ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, rrëfejnë demonstratën kriminale të ‘98, që u organizua nga opozita e asaj kohe, e cila, me ndihmën e turmës që kishte sjellë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” shkatërroi institucionet e shtetit shqiptar dhe qëlloi me armë mbi Kryeministrinë.

Sabit Brokaj deklaron se grushti i shtetit i vitit 1998 ishte i paramenduar dhe i organizuar nga Sali Berisha, i cili bëri “kurban” Azem Hajdarin si indicie për të rrëzuar qeverinë me dhunë. Brokaj rrëfen se Berisha kishte me vete grupe militare dhe kishte siguruar shumë armatime për sulmin ndaj institucioneve.

“Organizatori i grushtit të shtetit ishte Sali Berisha, dhe për nisjen e kësaj demonstrate kriminale bëri “kurban” Azemin. Në atë kohë, Berisha kishte shumë paramilitarë, pasi deklaronte se e merrte pushtetin me 300 mamurras. Pra, kishte grupime dhe armatime të depozituar edhe në ambientet e qendrës së Tiranës.

Nuk ishte asgjë spontane, gjithçka ishte e përgatitur. Edhe momenti politik ishte i përgatitur, të cilin e ndezi me vrasjen e Azem Hajdarit. Institucionet qendrore u sulmuan dhe u deklarua marrja e pushtetit me dhunë”, deklaroi Brokaj te Sot. Ai bëri bashkëpërgjegjës edhe Fatos Nanon, ish-kryeministrin e asaj kohe.

Brokaj u shpreh se Nano, në vend që të siguronte rendin dhe qetësinë ashtu siç ia kërkonte ligji dhe Kushtetuta, braktisi vendin. Brokaj tha se Fatos Nano mban përgjegjësi po aq sa mban edhe Sali Berisha për organizimin e grushtit të shtetit. Ndërkaq, Brokaj u shpreh se e gjithë merita e ndaljes së grushtit të shtetit është e ndërkombëtarëve, pasi qeveria dhe shteti kishin rënë edhe me largimin e Nanos.

“Largimi i Nanos është një nga përgjegjësitë e tij, të cilin Kushtetuta e detyronte që të krijonte sigurinë në vend, por ai e braktisi dhe iku, duke u bërë bashkëpërgjegjës me situatën. Merita është tërësisht e ndërkombëtarëve që ndaluan Berishën dhe i kërkuan të tërhiqte turmën, ndërsa rendi dhe elementët e tjerë të sigurisë reaguan pasi filloi të tërhiqej PD”, u shpreh Brokaj.

Për Petro Koçin, rënia e institucioneve me dhunë ishte një ngjarje e përgatitur prej kohësh. Ndërsa sipas tij, vrasja e Azem Hajdarit u përdor si justifikim për të rrëzuar qeverinë me armë në duar.

“14 shtatori i 1998 nuk kishte në nisje vrasjen e Azem Hajdarit, por ishte i përgatitur prej kohësh. Mjafton të lexosh gazetat e para datës 12 shtator, titujt kryesor të gazetave ishin të variantit “Shqipëria në luftë”, “Shqipëria në kryengritje”.

Vrasja e Azem Hajdarit ishte vetëm sebepi i justifikimit. PD e kishte për filozofi sulmin e armatosur dhe rrëzimin e institucioneve”, u shpreh Koçi. Ish-ministri i Brendshëm tha se përgjegjës për ngjarjen u bënë krerët e PD dhe Sali Berisha, por siç ndodh rëndom në Shqipëri, ata nuk e morën përsipër fajin dhe nuk u dënuan për kasaphanën që bënë.

Petro-Koçi

Petro Koçi tha se Berisha duhet të mbante përgjegjësi për grushtin e shtetit, 21 Janarin, ’97, por ai nuk pranoi fajin për asnjë nga ngjarjet. “Natyrisht, PD e mori përsipër atë përgjegjësi të rëndë dhe duhej ndërhyrja e ndërkombëtarëve, që grushti i shtetit të mos shkonte deri në fund. Fatkeqësisht, krerët e PD me në krye Saliun nuk mbajtën përgjegjësi për atë që bënë, sepse në Shqipëri partitë dhe politikanët janë më të fortë sesa shteti dhe institucionet. Prandaj, ai nuk u përgjigj kurrë për atë që bëri, ashtu siç nuk u përgjigj për ’97.

Mendoj se ishte një pësim që ka vlejtur si mësim, sepse sulmi mbi institucionet nuk është përsëritur më. Megjithatë, PD, përdorimin e armëve e ka dëshmuar në 14 shtator nga jashtë Kryeministrisë, ndërsa në 21 Janar nga brenda Kryeministrisë. PD i pëlqen përdorimi i armëve për politikë dhe me sa duket kreu i ri i PD akoma nuk është distancuar nga këto praktika, që e mbajnë PD të mbërthyer në prapambetje”, u shpreh Koçi.

ma.me

Next Post
Shenjtërimi i Nënë Terezës, Albano Carrisi koncert të shtunën në Tiranë

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Albano Carrisi koncert të shtunën në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In