Një incident dhune është shënuar këtë të shtunë në tribunën “Vip” të stadiumit në Korçës, gjatë ndeshje së Superligës mes Skënderbeut dhe Partizanit.
Burime bëjnë me dije se një person i është afruar presidentit të ekipit të Skënderbeut Ardian Takaj duke e ofenduar atë.
Ka qenë i Gerhard Takaj, i biri i presidentit ai i cili i ka kërkuar të largohet nga tribuna personi në fjalë, por situata ka agravuar deri në përdorimin e grushtave.
Është nevojitur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.
Burime bëjnë me dije se personi i cili ka kërkuar të bisedojë me presidentin Takaj është i ati i një lojtari të kësaj skuadre.
/a.d