Një incident është shënuar ditën e sotme në Dibër, ku ka pasur përplasje me grushte në ambientet e brendshme të Bashkisë së Dibrës.
Nga të dhënat e para mësohet se molla e sherrit ka qenë drejtori i Burimeve Njerëzore në bashki, Dritan Mata, i cili është në këtë detyrë i komanduar prej 1 muaj.
Sherri ka ndodhur në një mbledhje që administrata e Dibrës ka pasur, ndërsa për të shuar sherrin është dashur edhe ndërhyrja e policisë.
Blutë e Dibrës, përveç personave të përfshirë në sherr, ka shoqëruar në komisariat edhe kreun e Bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama./a.m.