Një ngjarje e shëmtuar ka tronditur pushuesit në plazhin e Velipojës.
Një 20 vjeçar është grindur me të dashurën e tij 21 vjeçare dhe pasi kjo e fundit është ndarë me të, situata ka përshkallëzuar.
Shtetasi me inicialet S.P e ka ndjekur nga pas të renë dhe më pas e ka rrahur në sy të të gjithë pushuesve.
Njoftimi i policise:
Më datë 05.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.P, vjeç 20, banues në Shkodër pasi dyshohet se në qendër të plazhit Velipojë, ka përndjekur dhe ka goditur me grushte, ish të dashurën shtetasen S.Y, vjeç 21. Nenet 121/a e 90 të Kodit Penal./a.m.