Një 21-vjeçar nga Tirana u prangos pasi dhunoi me grushte një shtetas 27-vjeçar në rrugën “Bardhyl”. I riu ka kundërshtuar edhe punonjësit e rendit gjatë ndalimit të tij.
“Më datë 18.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.L, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bardhyl”, ka goditur me mjete të forta në kokë dhe grusht në fytyrë, shtetasin A.M, vjeç 27, banues në Tiranë, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 89 e 236 të Kodit Penal”, raporton policia./a.m.











