• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grusht shteti? Veliaj: Iliri dhe Saliu sot u zhdukën! Ka SMS që tregojnë lidhjen e kontrollorëve me…

by A R
08/04/2021 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, hodhi akuza të forta nga Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke thënë se ai ka qenë personi që ka kultivuar atë që qeveria e quan grusht shteti. Gjatë emisionit Opinion, Veliaj tha se pas bllokimit të fluturimeve në aeroportin e Rinasit ka prova që qëndron kreu i shtetit.

Madje sipas tij, ishte organizuar që kjo lëvizje nga kontrollorët e trafikut ajror të kishte efekt domino. Kjo sipas Veliajt do të realizohej nga një organizatë të përndjekurish fiktive që ka kërkuar në Bashkinë e Tiranës, të hyjë në grevë urie.

Juli Xhokaxhi: Ju kam dëgjuar edhe sot, kam dëgjuar edhe kryeministrin dhe ministren Balluku, grusht shtetit, fajin e ka Saliu, fajin e ka Ilir Meta duket, është krijuar një lloj mendimi tek opinioni gati në urrejtje për këta kontrollorë. Nuk shkon kjo gjë, se duket sikur hedh një pjesë të qytetarëve kundër të tjerëve. Se ju brenda politikës bëni çfarë të doni? Brenda qytetarëve pastaj nuk shkon kjo gjë. Duhet me patjetër të përdorni në këto përmasa? Duhet ta ekzagjeroni deri në këto përmasa.

Erion Veliaj: Opinioni im është që Po këtu kishte një besëprerje nga një komunitet shumë i vogël që ka një rëndësi shumë të madhe. Varet jo pak lufta me pandeminë, sepse nga aeroporti a vijnë vaksinat. Varet jo pak një sërë procesesh me shëndetin, të atyre që kishin skeduluar një operacion, varet një pjesë e atyre që donin të shkonin në një takim me mjekun, atyre që po prisnin të përcillnin për në Sharrë dhe Tufinë të afërmit e tyre. Mua kjo nuk më duket shaka, sidomos kur ligji e thotë mirë, nëse nuk bie dakord në negociatë, ti shkon në gjykatë. Nëse ti në televizionin ku punon do ta zgjidhje mosmarrëveshjen duke u shtrirë në tavolinën e lajmeve dhe do thoshe nuk largohem nga këtu, do shkelje ligjin dhe besimin që përdor valët e hapësirë publike për të zgjidhur një mosmarrëveshje personale duke cënuar atë që është pronë publike.

Juli Xhokaxhi: Pse është grusht shteti i iniciuar nga Presidenti i Republikës dhe ish-Presidenti i Republikës? Këtë mund ta sqarojmë dhe në rast se keni fakte dhe prova pse nuk i arrestoni se të bësh një grusht shteti duhet të shkosh në burg?

Erion Veliaj: Është një proces. Do shikohet që kush ka qenë që e ka frymëzuar. Mua më rezulton që ka dhe WhatsApp-e të tjera, ka edhe mesazhe të tjera që provojnë lidhje me faktorë të politikës.

Juli Xhokaxhi: Po na i thoni pra?

Erion Veliaj: Le t’i lemë kohë prokurorisë t’i zbardhë të gjitha. Sepse më rezulton që lidhja me Presidentin e Republikës, e para e punës u bë publike, ishte njeri që e ka kultivuar. Sot u vazhdua me tentativa të tjera që dështuan. Ishin krijuar organizata fiktive të përndjekurish që sot do të futeshin në grevë urie. Ja po ta them një lajm sot. Sot edhe një kërkesë në Bashki të Tiranës dhe në polici të një organizate të pëndjekurish që nuk kisha dëgjuar kurrë që do të futemi në grevë urie.

Blendi Fevziu: Për çfarë arsye?

Erion Veliaj: Për këstet e të përndjekurve që unë i pagova të shtata. Saliu i dha një meqë ra fjala, ne si socialistë dhamë 7 këste. Thjesht po të them që ka mjaftueshëm indicie. E gjithë koincidenca është që këtu është përgatitur një efekt domino i disa ndërhyrjeve parazgjedhore të cilat kishin vite që mund të ishin shprehur ose edhe pas dy javësh. Për faktin që po dëgjojmë për këto dy raste, jam i bindur që do të ketë të tjera, provon që kjo ka një prapaskenë politike. Dhe po ju them, diçka di pa e them, që provohet në më shumë se një mënyrë që Presidenti i Republikës jo vetëm që e ka kultivuar, që anëtarë të LSI-së jo vetëm që janë  pjesë e koordinimit. Është negociuar dhe mënyra kur do të dilnin  në media për të pasur një efekt sa më të madh në publik. Fatmirësisht kjo dështoi. Fatkeqësisht ata fatkeqë se unë besoj janë masha të politikës, janë para drejtësisë, Ilir Meta me Sali Berishën sot janë zhdukur. Shpresoj që t’ia dalin mbanë në përballje ligjore, por në përballje morale ata sot janë besëprerë, na kanë prerë në besë të gjithë.

/a.r

Next Post
Kthimi i ligjit për policinë në Kuvend/ Balla “thumbon” Metën: Ditën kthen ligjin, natën…

“Ujku dhe çakalli, janë Meta dhe Saliu”/ Denoncimi i Ballës: Ju tregoj lidhjen e Metës me organizatorët në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In