Presidentja braziliane Dilma Rousseff ka denoncuar sot një “grusht shteti”. Presidentja, e cila po përballet me shkarkimin në Kongresin kombëtar la të kuptohej se zëvendëspresidenti brazilian Michel Temer ishte një nga udhëheqësit e këtij komploti, i cili dëshironte përmbysjen e qeverisë së saj.
Sipas Rousseff, Temer ka publikuar një mesazh audio ku bën thirrje për një Qeveri të unitetit kombëtar. Rousseff e konsideron mesazhin e tij si një një tradhti për të dhe demokracinë. Kohët e fundit, presidentja e Brazilit Dilma Rousseff është vënë në qendër të akuzave se ka tejkaluar shpenzimet publike dhe ka modifikikuar buxhetin e shtetit.