• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grupit anglo-shqiptar i kokainës dënohet me 165 vite burg

by Java News
21/10/2018 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatë britanike ka dënuar me 165 vite burg grupin anglo-shqiptar të kokainës në Birmingham, përgjegjës për tregtimin e miliona sterlinave në vlerë të drogës së klasit të parë. Grupi i strukturuar kriminal prej 12 vetësh, shqiptarë dhe anglezë, por që kryesohej nga një 33-vjeçar shqiptar, e kishte shtrirë rrjetin e shpërndarjes së drogës në Anglinë qendrore, Oksford, Londër, Bristol dhe Birmingham

Gjykata e Oksfordit ka dënuar kreun shqiptar të një rrjeti kriminal të shpërndarjes së drogës me 25 vite burg.

33 vjeçari Erald Mema, i cili sipas shtypit vendas, jetonte në Angli që prej vitit 2003 për të studiuar, është shpallur fajtor pasi më parë, 12 bashkëpunëtor të tij në këtë grup të strukturuar, 10 burra dhe 2 gra, e kishin pranuar fajësinë për furnizimin me kokainë në një vlerë që shkonte në disa miliona sterlina.

Në total dënimi për pjesëtarët e këtij grupi anglo-shqiptar shkon në 165 vjet heqje lirie për aktivitetin e tyre kriminal që përfshinte tregtimin e drogës së klasit të parë në Anglinë qendrore, dhe qytetet Birmingam, Bristol, Oksfod dhe Londër.

Në flagrancë një prej drejtuesve të grupit, anglezit Khalad Uddin, i cili shërbente si koordinator kombëtar për shpërndajen e drogës, i dënuar me 16 vite burg, ju kapën gjysëm milionë sterlina para të thata, ndërkohë qe ai bënte një jetë mjaft luksoze.

Duke dënuar kreun e grupit, shqiptarin Mema, i cili i mohoi akuzat, gjykatësi Ross, ju drejtua atij me fjalët; ”Ju jeni një rast i rrallë, ju jeni njeriu kryesor në këtë operacion kriminal të organizuar. Askush që lexon gazetat apo shikon lajmet në televizionin nuk ka pikë dyshimi se një ndërmarrje kriminale si kjo e juaja, shkakton dhunë, madje serioze ku përfshihen armë dhe thika”.

Gjatë procesit gjyqësor të filluar përpara 3 muajsh u shfaqen filmime dhe survejime takimesh dhe bisedash telefonike në kuadër të operacionit “Stingray”.

Në shtypin britanik flitet prej kohësh për shtrirjen e aktivitetit kriminal të grupeve shqiptare të drogës nga Londra drejt pjesëve të tjera të Britanisë si në Anglinë qendrore, siç e vërtetoi edhe ky proces gjyqësor.

Next Post
Dëmtimi/ Lajm i keq për tifozët e Mesit, ja sa do qëndrojë jashtë fushe

Dëmtimi/ Lajm i keq për tifozët e Mesit, ja sa do qëndrojë jashtë fushe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In