• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grupi i Treblovës, gjykata vendos për gjykim të shkurtuar

by Java News
14/12/2017 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata për Krime të Rënda vendosi të marrë në shqyrtim me gjykim të shkurtuar dosjen kundër katër të pandehurve të çështjes “Treblova”, për të cilët Prokuroria dyshon se kanë lidhje me grupin e Habilajve të vënë para drejtësisë në Itali. Të akuzuarit për kultivim kanabisit në kuadër të grupit të strukuruar kriminal janë Taulant Haxhiraj, Shkëlqim Koçiaj, Xhovalin Baço dhe Marjus Bajrami.

Prokuroria ishte dakord me kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurve. Për të kërkuarin tjetër të grupit Rexhat Radhima, gjykata vendosi të pezullojë gjykimin për një vit, për shkak se ndryshimet në ligj përcaktojnë se nuk mund të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj dikujt që nuk është njoftuar paraprakisht.

Për shkak se në një seancë paraprake në mbyllje të hetimeve dosja është kthyer pas për 3 të dyshuar të tjerë, mes tyre edhe për efektivin e Policisë, Renato Avdyli, gjykata kërkoi që të sqarohej pozita e këtyre të dyshuarve.

Prokurori u shpreh se ndaj Avdylit dhe dy të tjerëve po vijojnë hetimet nga Krimet e Rënda pasi ata shikohen si bashkëpunëtorë në grup.

Dosja “Treblova” ka lidhje me një operacion antidrogë në vitin 2016 gjatë të cilit u asgjësuan 18 parcela me kanabis në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë, një aksion ky që asokohe hapi debat për sasinë e sekuestruar.

Por, siç tha prokurori në seancë, referuar përgjimeve rezulton se për të realizuar mbarëvajtjen e kultivimit të hashashit, grupi i kultivuesve ishte lidhur me zyrtarë policie, nga të cilët kishte marrë garanci.

Të dhënat tregojnë se oficeri Adyli ndaj të cilit ka një masë sigurie në mungesë ka lidhje familjare me Gjergj Kohilën, ish-shefi Kundër Krimit të organizuar në Policinë e Vlorës, ndaj të cilit është vendosur gjithashtu masa e arrestit në mungesë së bashku me dy zyrtarë të tjerë policie, edhe ata në kërkim. Prokuroria dyshon gjithashtu se grupi “Treblova” ka lidhje me Habilajt, për të cilët dosja u veçua në vjeshtë dhe vijon të hetohet.

ma.me

Next Post
Can i Liverpool drejt Juventusit

Can i Liverpool drejt Juventusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri e mbijetesë

Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri e mbijetesë

February 18, 2026
EMRI/ Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

EMRI/ Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

February 18, 2026
“Procesi në Hagë është farsë”, ish-ambasadori Minxhozi: Pse ka rënë qëllimi për të cilin u ngrit “Specialja”

“Procesi në Hagë është farsë”, ish-ambasadori Minxhozi: Pse ka rënë qëllimi për të cilin u ngrit “Specialja”

February 18, 2026
Sejdiu: Pse Deklaratën e Pavarësisë duhej ta lexonte Krasniqi dhe jo Thaçi

Konstatimet e Fatmir Sejdiut pas 18 vitesh: Pse nuk e shpallëm pavarësinë me datë 28

February 18, 2026
La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

February 18, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Thumanë-Kashar, përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

February 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Gjyqi ndaj Thaçit është intrigë ndërkombëtare, por ata do dalin të pafajshëm

February 18, 2026
Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Prani bore në tre akse të vendit, ARRSH del me njoftim për drejtuesit e mjeteve

February 18, 2026
Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

February 18, 2026
Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In