• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grupi i PS kundër ministrit Ahmetaj: Jo akcizës për naftën e peshkimit

by A R
01/12/2016 08:15
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur heqjen e akcizës për naftën që përdor sektori i peshkimit në vend. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, mësohet të ketë kërkuar heqjen e akcizës për naftën që përdor sektori i peshkimit, propozim i ri ky në paketën fiskale për vitin 2017, që shoqëron projektbuxhetin.

Ky propozim i Braçes është mbështetur dhe nga deputetë të tjerë në mbledhjen e djeshme të zhvilluar në mesditë në selinë rozë. Sipas Braçes, vendosja e akcizës për naftën që përdor ky sektor do të dëmtonte industrinë e turizmit dhe sektorin e kulinarisë, për të cilën tregu shqiptar ka krijuar një imazh të mirë për produktet e detit.

Ministri i Financave Ahmetaj e ka justifikuar vendosjen e akcizës me faktin se kishte të dhëna se në këtë sektor po abuzohej me naftën pa akcizë, të cilën peshkatarët po e tregtonin jashtë peshkimit.

Mësohet se ministri Ahmetaj ka pranuar argumentin e deputetëve të Grupit Parlamentar socialist për të mos shtuar akcizën në këtë produkt për sektorin e peshkimit. Në mbledhjen e djeshme, kreu i Grupit Parlamentar u ka bërë të njohur deputetëve që koha për debatin në parim për projektbuxhetin është dakordësuar me kolegun Paloka në 4 orë për secilën palë.

Por PD-ja ka kërkuar që në këtë kohë të përfshiheshin dhe ndërhyrjet e ministrave. Ky propozim i Palokës nuk është pranuar nga Ruçi, i cili ka kërkuar zbatimin e Rregullores së Kuvendit.

Kreu i Grupit ka kërkuar që në debatin maratonë, të flasin kryetarët e komisioneve parlamentare sipas sektorëve dhe deputeti relatues për çdo komision, ndërsa ministrat do të kenë ndërhyrjet e tyre sa herë që të jetë e nevojshme, për të sqaruar apo për t’iu përgjigjur akuzave të opozitës./Panorama/a.m.

Next Post
Ryshfet për heqjen e debive të klientëve, arrestohet një person, procedohen dy punonjës të OSHE

Reduktimi i kamatave nga OSHE, përfitojnë 55 mijë pensionistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

February 27, 2026
“Bëri institucion vjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit!

Një telefonatë njerëzore dhe e pazakontë e Reshat Arbanës…

February 27, 2026
Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

February 27, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

February 27, 2026
Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

February 27, 2026
Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In