Grupi Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë që përbëhet nga 9 deputetë ka shkarkuar Rudina Hajdarin si kryetare dhe pritet që Myslim Murrizin të vendoset në vend të saj. Vendimi është shoqëruar me debate të forta brenda grupit.
Vendimi pritet që të zyrtarizohet në vijim me një deklaratë në Kuvend. Kjo nuk është hera e parë që Hajdari tentohet që të shkarkohet nga posti, pasi disa muaj më parë ishte Korab Lita që pretendoi se ka besimin e deputetëve për të drejtuar grupin.
/e.rr