• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grupi i PD për Presidentin/ Alibeaj përjashton Berishën: Nesër pasdite mblidhemi me kolegët e Rithemelimit

by Java News
19/05/2022 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka njoftuar ditën e nesërme një mbledhje tjetër me deputetët e Rithemelimit, pa ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Do të jap një përgjigje për solemnitetin e këtij procesi. Në mënyrën më serioze jemi mbledhur sot. Çdo gjë që është diskutuar ka qenë vendimmarje e grupit.

U mblodhëm në vijim të asaj të djeshëm. Diskutuam me sensin më të lartë të përgjegjësisë.

Po them gjënë tjetër se më e rëndësishme është se kam dëshirën për t’jua thënë juve. Jemi në proces për të dhënë kontributin tonë për presidentin e shqiptarëve.

Ishte unison e 26 kolegëve që të gjitha diskutimet tona t’ua bëjmë me dije kolegëve tonë në një mbledhje tjetër ditën e nesërme pasdite. Kjo është epara”, tha Alibeaj,

“Për respekt të personave që janë artikuluar sa kohë nuk është as finale do ketë një kohë të dytë pas mbledhjes së grupit parlamentar të nesërm për të vijuar në fazën tjetër”, tha ai.

Mbledhja e dytë e grupit të PD do të jetë të premten pasdite pas takimit që Alibeaj do të ketë me aleatët, Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën.

Ndërkohë Alibeaj ka vënë theksin se në mbledhje janë të ftuar të gjithë anëtarët e grupit parlamentar demokrat, duke iu bërë ftesë kështu edhe mbështetësve të Rithemelimit.

Por ai përjashtoi Sali Berishën.

“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur mes nesh për ti konsultuar të gjithë deputetët e grupit parlamentar, të shprehin opinione e tyre, vullnetin për procesin dhe sigurisht për emra eventualë. Kjo është e para që unë dua ta them publikisht për këdo, do konsultohemi dhe me aleatët tanë, për të gjitha dëshirat, qëndrimet e tyre lidhur me procesin dhe emrat eventualë.

Besojmë ne që vetëm në këtë mënyrë ky proces që ka nisur seriozisht e do duhet të përfundojë në mënyrë serioze të ecë përpara. Po thoja për anëtarët e grupit parlamentar të PD, besoj është e qartë! Për anëtarët e grupit parlamentar të PD! Kjo ishte kërkesa e të gjithë anëtarëve që ishin pjesë e mbledhjes”, theksoi Alibeaj, pasi Berishën e konsideron të përjashtuar nga grupi parlametar pas vendimit të ish kryetarit Basha më 9 shtator.

“Nesër pasdite do ketë tjetër mbledhje pasi të ketë dhe konsultime me aleatët tanë. Secili ka pasur lirinë të flasë jo thjesht për profilin si e mendojmë, por dhe për emrat konkretë. Kemi pasur një takim me aleatët sot, kemi shkëmbyer opinionet përsëri do kemi takim me aleatët, që sot, që nesër paradite, në çdo kohë. E udhës është që sic kemi rënë dakord që emrat të konsultohen reciprokisht për të gjetur më të mirën e mundshme”, tha Alibeaj.

Kandidatët e propozuar per president te vendit ne mbledhjen e te enjtes te grupit te PD, thirrur nga Alibeaj, janë:

1. Leonard Demi
2. Dritan Demiraj
3. Arben Çejku
4. Dashamir Shehi
5. Jorida Tabaku
6. Rexhep Uka
7. Halim Kosova
8. Princ Leka
9. Visar Zhiti
10. Lajla Pernaska/m.j

Next Post
Juristja e njohur mosbesuese, Gjikondi: SPAK nuk ka këllqe të hetojë Berishën!

Berisha vazhdon presionin/ “Rithemelimi” kallëzon penalisht kreun e Gjykatës së Tiranës dhe kancelarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In