• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Grupi i kokainës ka një karrierë të gjatë dhe lidhje të forta politike”/ Hoxha: Si u lirua Gentian Malindi pasi u kap me 500 kg kanabis

by Java News
27/09/2019 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari investigativ Artan Hoxha në studion e Report Tv, koment dhe analizuar operacionin “Kuito” ku u sekuestruan 137 kokainë dhe janë arrestuar dy persona kurse një i tretë është shpallur në kërkim.

“Deri tani janë nxjerrë tre emra, mes tyre emri i biznesmenit Gentian Malindi. Janë me origjinë nga Skrapari dhe jetojnë në Durrës, është nipi i një funksionari të lartë në kohën e komunizmit.  Është rënë në gjurmët e një grupi shumë të madh, me një karrierë të gjatë në këtë fushë. Janë personazhe shumë të njohur, të fuqishëm në Durrës. Prandaj ata kanë pasur në dorë Portin.

Deri tani bëhet për një grup që ka histori të gjatë në histori dhe nuk është goditur asnjëherë. Nuk ka pasur problem nëse ka qenë e majta apo e djathta. I kanë pasur lidhjet prej kohësh në Shqipëri.

Gentian Malindi është personi më i rëndësishëm nga ata që kanë shkuar të marrin ngarkesën. Sasia e ngarkesës e konvertuar në çmimin e tregut, janë 20 milionë euro. Mendoni që Malindi do ta bënte vetëm 20 milionë euro? Me një anije peshkimi do trafikonte 20 milionë euro? Nuk shkojnë kurrë boset për të marrë ngarkesën. Grupet e strukturuara i kanë të ndara rolet. Jemi në gjurmët e një grupi me karrierë shumë të gjatë në trafikun e drogës, me lidhje shumë të forta, një grup që nuk është goditur asnjëherë. Uroj që prokuroria të ketë faktuar lidhjet e këtij grupi me krerët, në mënyrë që të shkohet tek koka.

Me çmimin që është në treg, 100 mijë euro kilogrami…është ngarkesë e madhe që tregon për potencialin që kanë grupet e organizuar shqiptar. Derisa nëpër Tiranë, Durrës, lëvizin mjete të blinduara, të kushtueshme, ka investime që nuk i gjen dot nga burojnë, kemi të bëjmë me një potencial ekonomik që futet në rrugë kriminale”, tha Artan Hoxha.

Gazetari deklaroi se kjo sasi droge para se të dalë në treg përpunohet dhe bëhet e gatshme për klientët. Sipas tij kjo nuk është sasia reale 137 kg, është tjetër gjë, arrin deri në 400, se kjo sasi që vjen nuk hidhet në treg kështu, përpunohet. Duhet gjetur baza e magazinimit, dhe laboratorët pasi vlera mund të shkojë 40 mln euro.

Hoxha më tej theksoi se si Gentian Malindi i cili është shpallur në kërkim nga policia i arrestua në vitin 2013, dhe që ka qenë i skeduar nga policia doli nga Gjykata?

“Si e ka liruar gjykata këtë person? 500 kilogramë kanabis që ju kap atij, nuk është sasi e vogël. Dhe ndodhi në vitin 2013. Mesa duket ndërhyrja e DEA-s për të ndërprerë këtë linjë të trafikut të drogës… por nuk e dinë a do të ndërpriten operacionet e tjera të krimit të organizuar që përdor si bazë“, tha Artan Hoxha.

g.kosovari

Next Post
Kryetar i Komisionit të Ekonomisë? Ahmetaj: Nuk do lë instrument pa përdorur…

Ahmetaj i bindur: Më 18 tetor marrim një “Po” të formatit gjerman për negociatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In