Duket se ditët e fundit brenda Rithemelimit po konsumohet një “puç” nga grupi i deputetëve të PD që janë bashkuar me Berishën së fundmi. Vetëm 24 orë pasi në tryezën e djeshme disa deputetë pas Gazment Bardhit i bënë presion Berishës për shndërrimin në një parti të re ( Sipa tyre PD përfundimisht është e grupit Basha), Salianji ka shkuar sot edhe më tej. Sipas tij kjo parti e re, me emër dhe ligo ndryshe nga PD, nuk duhet të ketë kryetar, kreun aktual të Rithemelimit Sali Berishën.
“Ne duhet të ribëhemi.”
Hapi i parë është bërë, deputetët prej fillimit të shtatorit takohen periodikisht dhe idetë e para janë hedhur në tryezë, se si bashkimi deri më tani i ngrirë, të bëhet real.
“Parimi të kemi një rikonceptim, ne te gjitha dimensionet dhe ta transformojmë PD në një parti moderne”
“Për të kaluar dhe në një emër tjetër sepse për fajin e ish-drejtuesit, PD sot, si sigël, ka një perceptim jo të mirë në publik. Pra, ne duhet të gjejmë dhe një emër të ri dhe duhet të kemi dhe një mendësi të re.”
Pra, sipas propozimit të deputeti Ervin Salianji, Sali Berisha duhet të bëjë vetëm një hap pas të mos jetë më në krye.
“Berisha do të jetë aty. Është pjesë e zgjidhjes”
Përveç emrit, Salianji thotë se është e domosodshme të tejkalohet beteja e logos së PD-së dhe dy grupimet të bashkohen nën një emër dhe logo të re.
“Kur them transofmrim dhe riberje them dhe ndrysimini emrit, pra, nje kuvend qe ndryshon dhe emrin e partise, shuhet me vendimarrje te kuvendit te partise, logoja e vjeter dhe dalim me nje logo te re, me një sigël të re, dhe me nje mendësi të re, me një qasje tjetër në komunikimin me qytetarët dhe t’i japim një zgjidhje ngërçit absurd.”/m.j
Parti e re me babalen dhe Bardhin eshte per te qare dhe per te qeshur ! Ju nuk ju voton as shpia juaj