• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grupi i Breçanit e priste burgun! I biri në përgjime: Babi thotë hiqni telefonat. Ishallah biem në një sektor

by A R
23/11/2023 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje të tjera nga dosja e SPAK për grupin kriminal të trafikut të lëndëve narkotike ku dyshohet se bënte pjesë edhe ish zv.drejtori i policisë në Tiranë, Erzen Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani.

Sipas dosjes së SPAK, në përgjimet e zbardhura në aplikacionin sky në datën 8 janar 2021, zhvillohet një bisedë në grup mes Ismail Zenelit, Besmir Muratit, Eralbi Breçanit dhe përdoruesit të *D****P*, i paidentifikuar.

Teksa flasin për një ngarkesë kokaine që pritet të kalojë nga Brazili, Eralbi Breçani u tregon anëtarëve të tjerë të grupit kriminal se po hante drekë me të atin Erzen Breçani. Në përgjime, Eralbi Breçani u tregon bashkëfolësve se i ati i kishte dhënë instruksione si të ruhej, duke u bërë thirrje që t’i heqin telefonat pasi po përgjohen aplikacionet ‘sky’.

Më tej anëtarët e grupit kriminal mes shakash me njëri-tjetrin urojnë që nëse arrestohen të bien në të njëjtin sektor burgu, për të bërë muhabet.

Biseda mes anëtarëve të grupit kriminal:

Ismail Zeneli: Na merr 25% për kuti. T’i kemi gjërat e qarta, marshallah mos e ngacmoni polin.

*D****P*, i paidentifikuar: Dajë nga Brazili nuk është sy, është pasqyrë, tek muri në fund, dopio mur.

Eralbi Breçani: Lek sa të doni, ju jep boli…po ha drekë me babën jam, ju bën të fala.

Besmir Murati: Të fala bëji

Eralbi Breçani: Të fala paçi, po më jep instruksione si të ruhemi, hiqni telefonat thotë, po hapen ‘sky’.

*D****P*, i paidentifikuar: Ka të drejtë. Për zotin gjëja e parë që kam mëndu kur është kap puna është ‘sky’.

Eralbi Breçani: Plaku më ka thënë para 2 javësh. Kanë ardhur dosje në Shqipëri për disa persona, edhe shqiptarë nga vendet latine, Europa dhe Anglia shumë. Po hetohen shumë persona dhe vetëm për këto ‘sky’ për Zotin. Ishalla biem në një sektor të gjithë bashkë bëjmë muhabet.

*D****P*, i paidentifikuar: O plak thuji babit shihe njëherë atë emrin tim

Ismail Zeneli: Të gjithë po punojmë me ‘sky’, nuk po dijmë gjë.

/a.r

Next Post
Grupi kriminal me Breçanin e zyrtarë policie, SPAK zbardh akuzat: 4 në pranga, 6 kërkim

“Edhe kur paguajmë shtetin, kemi rrezik”/ Zbërthehet dosja me përgjimet e grupit të Breçanit për trafikimin e kokainës nga Brazili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In