• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grupi i Berishës kundër SHBA e BE/ Paloka: Votojmë kundër zgjatjes së afateve të vettingut! Nesër del cila është opozita e vërtetë

by Java News
09/02/2022 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi i Sali Berishës kanë dalë hapur kundër SHBA e BE-së, duke deklaruar votën kundër zgjatjes së afateve të vettingut. Mbështetësi i Berishës, deputeti Edi Paloka ka deklaruar votën kundër, një ditë para votohet në Kuvend për ndryshimet Kushtetuese, të propozuara nga maxhoranca.

Me një postim në Facebook, Paloka e konsideron vettingun një ‘komision të përbërë nga familjarë të afërt të qeveritarëve  që ka marrë vendime politike’.

Sipas Palokës, reforma në drejtësi është kthyer në farsë, teksa thekson se ditën e nesërme do të kuptohet se cila është opozita  e vërtetë dhe se cila është kthyer në ‘bishtin e Ramës’.

“Ne pamundësi për te qene nesër prezent ne seancën parlamentare ku do te diskutohet dhe votohet per zgjatjen e afatit te komisionit te Vetingut, po bej publik qëndrimin tim “KUNDER “! Kush voton për ti zgjatur jetën  një komisioni te përbëre nga familjare te afërt te qeveritareve, i cili ne te gjithë aktivitetin e tij ka marre vendime politike , duke kthyer ne farse reformën ne drejtësi, është thjeshte shërbëtor i Rames ne kapjen e plote te drejtësisë !

Deputetet qe janë ne atë Parlament me votën e demokrateve , nuk mund te bëhen pjese e një procesi te tille. Neser do te jemi përpara një fakti tjetër qe do te tregoje qartazi se cila eshte opozita e vërtetë dhe kush është kthyer ne bishtin e Ramws me zi se ‘opozita e kerperates dhe jenisherit'”, shkruan Paloka.

Deklarata e Palokës vjen vetëm pak ditë pasi edhe Berisha deklaroi në media se do votojë kundër zgjatjes së afateve të vettingut.

Kujtojmë se i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka ushtruar presion që zgjatja e afateve të vettingut të votohet. Ditën e djeshme SHBA dhe BE përmes një deklarate të përbashkët i bëjnë thirrje deputetëve që të votojnë të gjithë pro këtyre ndryshimeve. Ata nwnvizuan se reforma në drejtësi po jep rezultate dhe edhe falë saj vendi ka bërë shumë përparim. Të njëjtin mesazh dha po dje edhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.

Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca ka artikuluar se do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojnë në këtë aspekt.

Kushtetuta ka parashikuar kur KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP-së dhe KLGJ-së. Por nga socialistët është argumentuar se mirë do të ishte zgjatja e mandatit pasi kur proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mbyllet nga ky komision./m.j

Next Post
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Kur Bërzhinski e parashikonte Evropën +2000, cinizmi i Rusisë dhe Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Pse emigrojnë të rinjtë sot?

March 3, 2026
Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

March 3, 2026
Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

March 3, 2026
Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

March 3, 2026
Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

March 3, 2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

March 3, 2026
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

March 3, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

March 3, 2026
Ndryshime në arsimin parauniversitar, njohja e diplomave, mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

Ndryshime në arsimin parauniversitar, njohja e diplomave, mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

March 3, 2026
A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In