Tashmë Gjykata e Tiranës ka vetëm një çështje për të zgjidhur, “luftën” për vulën e PD. Grupi i Enkelejd Alibeajt ka hequr dorë nga ankimimi për bashkimin e 2 statuteve të Kuvendit të 17 Korrikut dhe 18 Dhjetorit në mënyrë që t’i hapet rrugë në Apel gjykimit të vendimit të Agron Zhukrit për kontrollin e PD.
Pushimi i kësaj çështje i hap rrugë vetëm regjistrimit të ndryshimeve statutore në Kuvendin e 17 Korrikut që u mbajt nga Lulzim Basha. Përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa ka paraqitur sot në gjykatë kërkesën për përshpejtimin e çështjes Zhukri.
Në një deklaratë për media tha se Apeli duhet të japë vendimin para zgjedhjeve të 14 majit. Sipas tij, çështja për bashkimin e 2 statuteve pengonte gjykimin mbi vendimin që kishte marrë gjyqtari Agron Zhukri për t’i dhënë vulën Sali Berishës prandaj bën këtë hap pas që Apeli të japë vendimin përfundimtar.
Po ashtu pretendon se çështja është zvarritur qëllimisht duke u shndërruar artificë juridike.
“Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqsore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj cështje.
Si fillim vlen te theksohet se kjo ceshtje eshte e natyres procedurale dhe tashme i ka rene aktualiteti. Gjykimi i sotem per te cilin ne kerkojme pushimin e ceshtjes, përcakton nësë kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës.
Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj cështje thjesht pengon gjykimin e cëshjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.
Ne kushtet kur ceshtja eshte shnderruar ne nje artifice juridike qe po zvarritet jemi te bindur se gjyqi i planifikuar per sot ndoshta eshte bere pengese per gjykimin e vendimit te Zhukrit. Qe eshte ne thelb dhe problematika kryesore qe pret zgjidhje. Per te pershpejtuar dhenien e vendimit per kete ceshtje ne kemi paraqitur nje kerkese per pershoejtim qe ne dt 31 maj.
Zgjidhja perfundimtare nga gjykata per kete ceshtje do te sjelle dhe qartesimin e shume problematikave qe kane shoqeruar aktivitetin politik te PD gjate ketyre muajve. Pa dashur te paragjykoj vendimin qe do te marrin gjykatesit, nuk mund te rri pa permendur qe per kaq muaj me radhe eshte e cuditshme ne mos e qellimshme zvarritja pa arsye te qarte e vendimit”, tha Sefa.











