• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grupi anti-Basha: Heshtja e deputetëve me përvojë në PD… skandaloze

by Java News
18/07/2017 07:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha është mitizuar dhe është veshur me paprekshmëri për 27 vite me radhë në Partinë Demokratike, por humbja e thellë e PD në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, mund ta vërë atë shumë shpejt përballë një sulmi brenda llojit.

Kundërshtarët e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike i kanë dhënë një tjetër mesazh, të tretin në pak ditë, Sali Berishës, duke hedhur dyshime mbi heshtjen e tij sa i takon disfatës dhe zgjedhjeve të kontestuara në PD. Pas Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit, edhe Julian Deda, koordinator për Artin dhe Kulturën në Partinë Demokratike, ka kritikuar heshtjen e deputetëve me përvojë në Partinë Demokratike.

“Nuk me çudit aspak heshtja e deputetëve rishtarë të Republikës së Re. Atyre u takon të rrinë urtë dhe ta shijojnë jo fort të mërzitur nga larg këtë katrahurë, që po i ndodh PD-së.

Më skandalizon heshtja e atyre me përvojë, që për përfshirjen e tyre në parti apo në Parlament nuk kanë pse ja dinë për nder kryetarit aktual. Nuk e kuptoj arsyen, pse këta të dytët, që supozohet të ishin të mërzitur, sillen si të parët, që janë në qiellin e shtatë. Pse nuk flasin të zgjedhurit e demokratëve? Kanë frikë të kritikojnë kryetarin, apo nuk duan t’i dalin në krah publikisht nga sikleti se mos përkthehet në servilizëm?

Apo nuk kanë asnjë mendim për këtë? Në të tre rastet, janë gabim”, shkruan Deda. Disa ditë më parë, Astrit Patozi, ai që po udhëheq lëvizjen anti-Basha në Partinë Demokratike i kujtoi ish-kryeministrit Sali Berisha se heshtje e bën fajtor. “Unë ju ftoj të gjithëve: Çdo anëtar të PD, që nga Sali Berisha e deri tek anëtarët e seksioneve të Vermoshit e Konispolit, që të reagoni, me fjalë dhe me vepra për të shpëtuar Partinë Demokratike.

Ka ardhur një moment që edhe heshtja është pajtim me të keqen, është dorëzim para saj, për të mos thënë bashkëfajësi. Demokratët duhet të marrin në dorë fatin e partisë së tyre. Ju duhet të mbroni aksionet tuaja për të ndalur grabitjen në mes të ditës së mandatit të kryetarit te Partisë Demokratike”, ka pohuar Patozi.

Jozefina Topalli
Jozefina Topalli, një nga besniket e Sali Berishës, i ka dhënë një mesazh këtij të fundit. Zonja Topalli ka deklaruar disa ditë më parë se indiferenca përballë situatës që po kalon PD të bën fajtor. Edhe pse nuk e lakoi emrin e tij, mesazhi i Topallit tingëllonte për Sali Berishën. “Heshtja të bën bashkëfajtor në këtë situatë. Kushdo që hesht. E nis që nga vetja ime. Po indiferenca të bën fajtor.

Dikush duhet t’i dalë zot PD-së”, ka deklaruar zonja Topalli. Megjithatë, edhe pse të vetëdijshëm se Sali Berisha e mbështet në prapaskenë Lulzim Basha, grupi anti-Basha vijon të mos guxojë të atakojë apo akuzojë në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën.

Julian Deda

“Më skandalizon heshtja e atyre me përvojë, që për përfshirjen e tyre në parti apo në Parlament nuk kanë pse ja dinë për nder kryetarit aktual. Nuk e kuptoj arsyen, pse këta të dytët, që supozohet të ishin të mërzitur, sillen si të parët, që janë në qiellin e shtatë”.

Mesazhi i tretë
Kundërshtarët e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike i kanë dhënë një tjetër mesazh, të tretin në pak ditë, Sali Berishës, duke hedhur dyshime mbi heshtjen e tij sa i takon disfatës dhe zgjedhjeve të kontestuara në PD. /shqiptarja.com

ma.me

Next Post
DESHMIA/ “Sandër Kondi, pikëpyetjet e mëdha të vrasjes së tij në SHBA”

DESHMIA/ "Sandër Kondi, pikëpyetjet e mëdha të vrasjes së tij në SHBA”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

February 28, 2026
Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

February 28, 2026
“Ngriu” marrëdhëniet tregtare me Izraelin, Erdogan: E dimë që Perëndimi do na sulmojë për këtë vendim

Sulmi ndaj Iranit, reagon ashpër Erdogan: U shkel sovraniteti, rajoni rrezikon të marrë zjarr

February 28, 2026
“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

February 28, 2026
Kosova hap korridoret ajrore me Shqipërinë, shkurtohen fluturimet

Anulohen fluturimet në Tel Aviv dhe Dubai/ TIA: Shkak, konfliktit në Lindjen e Mesme

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In