• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grupet parlamentare të miqësisë/ ‘Luftë’ mes deputetëve, refuzojnë Rusinë dhe duan SHBA

by Java News
05/11/2017 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konstituimi i grupeve parlamentare të miqësisë me shtetet e tjera ka përfshirë deputetët e Parlamentit Shqiptar në një betejë dhe garë të nëndheshme. Anëtarët e Parlamentit kanë bërë rezistencë, duke refuzuar propozimet, për t’u bërë pjesë e grupeve të miqësisë me Rusinë, Kinën, Serbinë, Afrikën e Jugut, Indinë, Indonezinë, Mongolinë, Pakistanin, Marokun, Meksikën etj. Për shkak të orientimit perëndimor të Shqipërisë, ligjvënësit nuk kanë pranuar që të bëhen pjesë e grupit të miqësisë kryesisht me Rusinë. Nga ana tjetër, shumica e deputetëve kanë kërkuar dhe lobuar për t’u bërë pjesë e grupeve të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Norvegjinë, Suedinë, Zvicrën etj. Në këto kushte, kur mbi 40 deputetë kanë kërkuar që të jenë në grupin e miqësisë me SHBA, në lëvizje janë vënë kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të plotësuar grupet e miqësisë.

Në mbledhjen e parafundit të Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e ka ngritur këtë shqetësim, teksa u ka kërkuar Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit, të ‘detyrojnë’ deputetët të bëhen pjesë e grupeve të miqësisë, pavarësisht vullnetit të tyre. “Dua të ndaj me kolegët, me dy kolegët, z. Spaho dhe z. Vasili, një shqetësim që mendoj se duhet marrë në konsideratë, pavarësisht dëshirës së deputetëve për të qenë të gjithë në grupin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo me Gjermaninë. Duhet të jemi korrektë diplomatikisht me të gjitha vendet me të cilat Shqipëria … Ah, jeni dakord, se po shihja që jeni e acaruar dhe thashë… Për këtë pjesë dua t’ju them dhe t’ju informoj se është shumë e rëndësishme të bëjmë një ndarje të deputetëve dhe një kuotë. Pra, nuk mund të ketë një grup miqësie me 40 deputetë dhe një grup miqësie pa asnjë.

Duhet të flasim me kolegët deputetë dhe të vëmë një kuotë, maksimumi mund të jetë 25-30, me qëllim që të kemi mundësinë të… Ose të ndryshojmë pastaj vendimin dhe të lëmë një deputet të jetë më shumë se në 5, por këtë nuk e lejon praktika parlamentare e konsoliduar, edhe në vende të tjera. Ndërkohë, kemi ruajtur pak a shumë të njëjtën ndarje që kemi pasur, maxhorancë -opozitë. Duhet ta kalojmë nesër këtë. Më pas, me një praktikë të mirë të nisur për një lloj reforme parlamentare, edhe grupet e miqësisë të kenë një rregullore të funksionimit të tyre, si dhe një agjendë të veprimtarisë së tyre, me qëllim që të mos lëmë vende pa mbuluar”, është shprehur Balla.

Rusia dhe Kina
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, duket se ka qenë ndër të vetmit deputetë, që ka pranuar jo vetëm të jetë anëtar, por kryetar i grupit të miqësisë me Rusinë. Anëtarë të grupit të miqësisë me Rusinë janë Gent Strazimiri, Mimi Kodheli dhe Nard Ndoka. Ndërkaq, Bashkim Fino kryeson grupin e miqësisë me Kinën, ndërsa anëtarë janë Alket Hyseni, Bledar Çuçi, Dashamir Shehi, Edlira Bode, Edmond Haxhinasto, Edmond Leka, Eduard Halimi, Ilir Beqaj etj.

a.ç

Next Post
Shpëtojnë për mrekulli/ U mbytet varka në Borsh, çifti zviceran gjendet gjallë pas disa orësh

Gjuetia e paligjshme, bllokohen 10 varka në Lagunën e Nartës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In