• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grupet e gjakut: Ushqimet që duhet dhe nuk duhet t’i hani

by Aalison Pearse Stevens
10/09/2016 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo ka të bëjë me reagimin kimik të ushqimit me përbërjen e gjakut tuaj.Mbështetësit e kësaj ideje thonë se kjo ka të bëjë me leptinat, të cilat gjenden në llojet e ndryshme të proteinave, që gjenden në ushqime.

Problemet paraqiten kur antigjenet e pranishme në gjakun tuaj reagojnë negativisht me llojet e caktuara të leptineve, që gjenden në ushqimet që i konsumoni. Edhe pse kjo dukuri nuk e rrezikon jetën, ajo mund të shkaktojë një varg problemesh, që janë karakteristike për grupin tuaj të gjakut.

Nëse iu përmbaheni udhëzimeve rreth konsumimit të ushqimeve, bazuar në grupin tuaj të gjakut, atëherë kjo do t’ju ndihmojë që ta keni një shëndet sa më të mirë. Disa thonë se kjo ndihmon edhe në humbjen e kileve të tepërta, meqë ushqimet joadekuate me grupin tuaj të gjakut, ndikojnë në ngadalësimin e metabolizmit.

Ja disa nga ushqimet që preferohen për ju, varësisht se cilin grup të gjakut e keni:

Grupi i gjakut 0

Personat me këtë grup të gjakut duhet të hanë më shumë mish dhe peshq, meqë kanë nevojë për shumë proteina. Edhe pse janë të pasura me proteina, ushqimet si fasulet dhe bishtajat, duhet të evitohen. Perimet e tjera dhe pemët mund të konsumohen. Me qëllim të humbjes në peshë, personat me këtë grup të gjakut duhet të evitojnë këto ushqime: fasulet, thjerrëzat, brumin, misrin dhe perimet sikur lakra dhe brokoli, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Grupi i gjakut A

Nëse e keni këtë grup të gjakut, atëherë përfshini shumë perime në dietë. Edhe pemët janë të mirëseardhura. Gjëja më e mirë rreth pasjes së këtij grupi të gjakut është se nuk ka ndonjë ushqim të veçantë që duhet evituar. Nëse doni të humbni në peshë, atëherë evitoni grurin, fasulet dhe mishin.

Grupi i gjakut B

Nëse e keni këtë grup të gjakut, atëherë mund ta konsideroni veten me fat, meqë organizmi juaj duron grupe të ndryshme të ushqimeve – mish, produkte të qumështit, vezë, drithëra, pemë dhe perime. Por, është mirë që të mos hani mish pule. Nëse doni të humbni peshë, atëherë evitoni kikirikët, misrin, thjerrëzat, grurin, hejdën dhe farat, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Grupi i gjakut AB

Nëse e keni këtë grup të gjakut, atëherë mund të hani ushqime të llojllojshme, edhe pse duhet pasur parasysh se me asgjë nuk duhet ta teproni. Nëse doni që t’i humbni kilet e tepërta, atëherë duhet të hani më shumë ananas, ushqime deti dhe djathë soje. Në anën tjetër, ushqimet që duhet t’i evitoni janë: mishi i kuq, fasulet, misri, farat dhe hejda, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Hashashi si iluzion pasurimi, cilat janë 10 pasojat që po sjell për ekonominë e vendit

Hashashi si iluzion pasurimi, cilat janë 10 pasojat që po sjell për ekonominë e vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In