• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grupe kriminale të ‘lara në flori’, mali me viktima, vrasje mes miqve të kthyer në armiq, aleancat dhe pazaret…

by A R
19/05/2024 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Informacioni i publikuar nga SPAK-u në lidhje me goditjen e disa prej grupeve më të rrezikshme kriminale në vend, ka zbardhur edhe prapaskenat mbi të cilat këto grupe kriminale operonin thuajse në të gjithë vendin.

Mirëfilli ata zhvillonin operacione kriminale falë rrjetit të aleancave që siguronin me njëri- tjetrin, për të sulmuar grupet rivale dhe individë të cilët u prishnin punë, operacione të cilat mbështeteshin dhe me një infrastrukturë logjistike në armatim dhe vlera monetare që shkonin në miliona euro.

Pasuria në total e sekuestruar është 4.5 milion euro, ku përfshiheshin 2,996,760 Euro cash, sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta, ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro, automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro).

Por duket se 3 milionë eurot para të thata në dorë janë vetëm maja e ajsbergut e një pasurie që llogaritet në miliona e miliona euro që kanë këto grupe kriminale, por të mjaftueshme për të financuar operacionet kriminale që fillonin që nga vrasjet, lufta e pamëshirshme mes grupeve rivale, që deri dje ishin miq, deri dhe tek atentatet e dështuara.

SPAK-u ka zbuluar një luftë të egër mes grupeve kriminale, të pamëshirshme për nga mënyra e vrasjes së rivalëve, por edhe një rrjet aleancash ku miqtë bëheshin armiq, dhe anasjelltas.

Ajo që bie në sy është aleanca mes Ervis Martinajt me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka, i cili nga ana tjetër drejtonte një grup kriminal të rrezikshëm në qytetin e Lezhës, grup që përbëhej nga familjarë të afërt dhe ai duket se ishte një lloj “Kumbari”.

Grupet e Martinajt dhe Ndokës, sipas informacioneve të SPAK, kanë kontaktuar me një grup tjetër kriminal që vepronte në Durrës dhe Tiranë, duke provuar se gjeografia e aleancave nuk shtrihej vetëm në pellgun e Kurbinit, por edhe në atë të Shqipërisë së Mesme.

Sipas SPAK, Martinaj kontaktoi Viktor Imerin dhe i kërkoi vrasjen e Fatmir Hysenit. Ndërkohë, në ndihmë të grupeve të Martinajt dhe Ndokës, shfaqen edhe dy persona të tjerë si, Emiljano Shullazi dhe A. Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit, ndihmonin me informacione dhe në gjetjen e atentatorëve për vrasjen e Durim Bamit.

SPAK-u ka provuar se ka patur një tentativë për vrasjen e Durim Bamit më 4 nëntor të vitit 2021 në zonën e Krujës. Shullazi siguronte informacione për lëvizjet e Bamit përmes T.B., dhe këto informacione ia vinte në dispozicion ish deputetit, Arben Ndoka.

“Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj, i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi, Arben Ndoka. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale  kanë rekrutuar vrasës me pagesë, të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.”, informon SPAK-u.

Në vijim të zbërthimit të skemës SPAK-u informon se për të realizuar qëllimet kriminale, Ervis Martinaj kontakton shtetasin, Viktor Imeri, i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim dhe i kërkon vrasjen e shtetasit, Fatmir Hyseni.

“Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara nga Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë  edhe shtetasit, Emiljano Shullazi dhe A. Avdylaj, të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e Durim Bami, etj.”, sqaron SPAK.

Emiljano Shullazi, që nga paraburgimi, kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e Durim Bamit.

“Po kështu, Emiljano Shullazi siguron informacione për lëvizjet e Durim Bamit dhe këto informacione ia vë në dispozicion shtetasit, Arben Ndoka”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Por dhe Durim Bami duket se nuk ka ndejtur ‘duar kryq’. Ai, nga ana tjetër, duket se kishte lidhur aleancë me një bandë tjetër, e cila drejtohej nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, kundërshtarë të deklaruar të Martinajt dhe Ndokës.

Sipas SPAK, gjatë vitit 2020, më 4 korrik, në qytetin e Burrelit ka pasur një tentativë për vrasje ndaj Ervis Martinajt. Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedent të theksuar kriminal, kanë patur qëllim vrasjen e Martinajt dhe të ish-deputetit, Ndoka.

“Në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami, i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka. Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami, bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit Ervis Martinaj, dhe që drejtohet nga shtetasit Leoanard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.”, thuhet në njoftimin e SPAK, që shthur në një farë mënyre edhe fijet e endura mbi mënyrën e funksionimit të grupeve kriminale, aleancave dhe armiqësive vdekjeprurëse.

Personat e përfshirë

50 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale, konkretisht shtetasit:

Leonard Duka; Erlis Duka; Astrit Avdylaj; Endrit Dokle; Arben Ndoka; Fatmir Hyseni; Albert Zaja; Armando Ndreca; Elvis Ndreca; Miri Bruli; Henerigert Mitri; Klodian Shahini; Altin Morina; Marklen Haka; Arjan Tuku; Denis Meta; Naim Stafuka; Samuel Ndoka; Aldo Avdylaj; Santilo Basho; Viktor Imeri; Ervis Doçi; Emiljano Shullazi; Ervis Martinaj; Edison Reçi; Fatmir Troplini; I.N, V.T, J.K, B.A, O.Z, E.J, K.N, B.XH, R.L, GJ.C, K.T, T.XH, E.M, F.K, A.GJ, D.B, A.P, D.B, XH.RR, G.B, D.B, A.G, F.B dhe E.Z.

/a.r

Next Post
85-vjetori i lindjes së Giovanni Falcone, gjeniut të antikrimit, gjykatësit që gjunjëzoi mafian

85-vjetori i lindjes së Giovanni Falcone, gjeniut të antikrimit, gjykatësit që gjunjëzoi mafian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

February 28, 2026
Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

February 28, 2026
Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

February 28, 2026
Khamenei, sekrete dhe një grusht i hekurt: Ja si e ka mbajtur pushtetin trashëgimtari i Khomeinit për 30 vjet në Iran

Khamenei është vrarë? Reagon ministri i Jashtëm i Iranit: Nëse amerikanët duan të flasin me ne, dinë ku të na gjejnë

February 28, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

BSH: Bie qarkullimi i parasë cash, rriten depozitat!

February 28, 2026
Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

February 28, 2026
Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

February 28, 2026
Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

February 28, 2026
Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

February 28, 2026
Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In