• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Grup konkurrues nga diaspora…”/ Mediu “tradhton” Berishën: S’fitojmë dot vetëm me të. Ka disa njerëz meskinë aty që s’pranojnë hapjen e bashkimin

by Java News
03/06/2024 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partise Republikane, deputeti Fatmir Mediu ishte i ftuar në Report Tv, ku komentoi zhvillimet e fundit në kampin opozitar në përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2025.

Fokusi ishte fillimisht tek propozimi i mazhorancës për ngritjen e një komisioni bipartizan për të luftuar korrupsionin. Mediu thotë se nuk duhet përjashtuar asnjëherë mundësia për të bashkëpunuar kur ka vullnet nga qeveria për të luftuar korrupsionin.

“Çdo nisëm duhet të vlerësojë kushtetueshmërinë. Nëse nisma të tilla mbivendosin ekzekutivin mbi kuvendin bëjmë një dëm të madh. Korrupsioni është i lidhur me procesin implementues. Nuk është se nuk kemi ligje. Ka problem të krimit të organizuar. Mendoj se ne duhet të shikojmë propozimin sa dëshirë ka për të luftuar korrupsionin apo është demagogji e radhës.

Duhen parë çështjet që ka parashtruar mazhoranca. Ky komision i posaçëm çfarë do shtonte ekstra në Kuvendin. Duhet shpjeguar çfarë shton propozimi që është bërë. Opozita nuk mund të eci me faktin për të kundërshtuar a priori. Nëse ka propozim duhet negociuar brenda kushtetutës. Korrupsioni i parë është korrupsioni zgjedhor.

Ndërhyrja e bandave kriminale, absolutisht është problemi i parë ku fillon krimi shtetëror. Gjëja e parë, nëse ne ulemi si do ta luftojmë korrupsionin zgjedhor. Opozita duhet të mendoj, si të garantoj zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Duhet të marrim të mirëqenë interesin e vendit”, tha Mediu.

Sakaq, ai shton se vendimet e njëanshme dhe përjashtuese e kanë dëmtuar gjithnjë opozitën duke kujtuar bojkotin e reformës territoriale, djegies së mandateve apo bojkotin e zgjedhjeve të 2019.

“Pozicionet kategorike nuk e kanë ndihmuar ndonjëherë opozitën. Kemi hequr dorë nga reforma territoriale, reforma në drejtësi, djegia e mandatave dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale. Duhet përveç jo-së edhe të argumentojmë se çfarë mund të bëjmë ndryshe, opozita ka autoritetin për të kërkuar ndryshime. Veprimi i mazhorancë ka qenë i njëanshëm, pa e përfillur opozitën”, deklaroi Mediu.

Nga ana tjetër, Mediu komenton edhe krijimin e shumë partive duke ironizuar se sa më shumë shqiptarë largohen, aq më shumë rritet numri i kandidatëve për kryeministër.

“Shikoj një lloj rendje të pakuptimtë për të krijuar parti pafund për të thënë se unë do jem kryeministër e do bëj ashtu. Paskemi qenë fatlum,. Ikin 1 milion shqiptar dhe çdo vit pjellim kryeministra. Nëse ne e kemi parë veten se do jemi punonjës në parlamentin e Edi Ramës është fatale. Nëse e mendojmë se fati i shqiptarëve është i lidhur me fatin tonë e kemi gabim, fati ynë është i lidhur me fatin e shqiptarëve”, tha ai.

Ndërkohë Mediu nuk mendon se opozita duhet të përjashtoje kapitalin e vet historik.

“Opozita duhet të vlerësojë kapitalin e saj historik. Njerëz që kanë kontribuar edhe nuk janë sot asgjëkundi. Kjo opozitë mori nismat e para të kapitalizmit. Mohimi që ndodh brenda opozitës është i papranueshëm. Flas për gjithë opozitën në tërësi. Unë kam qenë ministër dhe deputet. Nëse PR nuk gjeneron ide dhe figura është bërë private e Fatmir Mediut.

Kemi vendosur disa barriera. Është një lloj meskiniteti i disa njerëzve në opozitë që nuk pranojnë hapje. Shohin vetëm oborrin e vet. E vetmja rrugë është një opozitë e bashkuar. Nëse nuk bashkohet, për të krijuar një logo dhe mesazhi konkret. Nuk duhet të shohim oborret e vogla, duhet ndërtuar niveli konkurrencës brenda”, u shpreh Mediu.

Sa i përket Berishës si një kandidat i mundshëm për të qenë në krye të opozitës për zgjedhjet e 2025, Mediu thekson se më së pari duhen bashkuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Perëndim pasi janë kapacitet cilësor:

“Unë mendoj se Berisha është aset elektoral i opozitës. Ka ardhur momenti që ne duhet të nxjerrim jo KOPI, por një qeverisje dhe një grup parlamentar që vjen nga një marrëdhënie konkurruese nga Britania, Kanadaja, SHBA. Duhet ti bashkojmë shqiptarët. Që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes politike. Ka figura në diasporë që do kishin ndikim për ta sjellë politikën shqiptare në nivel tjetër.”/m.j

Next Post
Marrëveshja për emigrantët/Rama për RAI3: Bëmë detyrën tonë si qytetarë europianë, e neveritshme si e trajtoni këtë gjë

Pasojat e “fushatës italiane” të Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com