Spanja do të luajë kundër Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit botëror 2018.
Por, ata duan të ndeshen me Kombëtaren shqiptare edhe në Euro 2016.
Kombëtarja e drejtuar nga Gianni de Biasi ka marrë më shumë se 33% të votave nga ekipet e vazos së katërt, në anketën e organizuar në faqen e zyrtare të Spanjës, sefutbol.com.
Në këtë grup tifozët spanjollë zgjodhën edhe Austrinë dhe Hungarinë.
Shorti i Euro 2016 do të hidhet me 12 dhjetor të këtij viti, aty ku përfundimisht do të dihen 3 kombëtaret kundërshtare të Shqipërisë.