Nga sot fillon aventura e përfaqësueses kuqezi për Kampionatin Europian Euro 2020. Grumbullimi i parë ka nisur me surprizën e përjashtimit të Tomas Strakoshës, portierit të Kombëtares. Sipas burimeve zyrtare trajneri Panuçi ka vendosur që të mos e pranojë më lojtarin e Lazios pasi ai është vonuar dhe ka humbur avionin.
Kjo është e disata herë që trajneri italian tregohet maksimalisht i rreptë kur vjen fjala tek Disiplina. Një vendim ky i mbështetur edhe nga presidenti i FSHF. Në vend të Strakoshës, Panuçi ka grumbulluar portierin e Lacit, Gentian Selmanin.
/a.meta