Organizata e quajtur “Forumi i Patriotëve Mëndje-lirë” kërkon që Nikolla Gruevski të japë dorëheqje menjëherë nga partia. Sipas këtij Forumi, ai e ka prishur kredibilitetin politik të partisë, transmeton TetovaSot.
“Për shkak të prishjes së kredibilitetit politik, normave etike të sjelljes dhe për shkak të rrezikimit të interesave të partisë, dhe me këtë edhe të shtetit, kryetari i Partisë, Nikolla Gruevski, menjëherë të japë dorëheqje nga funksioni, pa të drejtën e rizgjedhjes.
Njashtu, anëtarët e Komitetit Qendror menjëherë të japin dorëheqje”, thuhet ndërmjet tjerash në reagimin e këtij Forumi.