• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gruevski: Si u arratisa përmes Shqipërisë me pasaportën time!

by A R
02/02/2019 22:43
Nikola Gruevski gjatë një vizite në Tiranë

Nikola Gruevski gjatë një vizite në Tiranë

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili gjendet në Budapest, në intervistën e parë pas arratisjes nga Maqedonia, ka zbuluar rrugën e tij të lëvizjes duke i përsëritur detajet tashmë të njohura për opinionin.

Nikola Gruevski: Nga Maqedonia u largova shumë thjesht, shkova në Shqipëri, u paraqita në Ambasadën hungareze në Tiranë ku kërkova azil politik dhe nga atje shkova në Hungari, me mënyrën që e vendosën ata pas konsultimeve, për shkak se gjatë kohë kam qenë kryeministër, për shkaqe sigurie, të transportohem nga ata deri në Hungari. 

Ai në këtë intervistë thotë se ka shfrytëzuar letërnjoftimin e tij, por duke mos zbuluar nëse e ka përdorur gjatë daljes nga Maqedonia, apo nëse ka patur ndihmë gjatë arratisjes.

Nikola Gruevski: Për këtë nuk mund t`ju jap përgjigje. Do t’ia lë autoriteteve të punojnë në këtë drejtim, për shkak se paralajmërojnë se do të zbulojnë gjithçka. Pasi arrita në Shqipëri, lëvizja ime e mëtutjeshme ka qenë me letërnjoftim.

Për opinionin në Maqedoni, nuk është ndonjë befasi që TV SITEL të jetë media e parë që realizon një intervistë me ish-Kryeministrin e arratisur.

Bisedat e përgjuara zbuluan se ky medium ishte plotësisht në shërbim të Gruevskit, ku Prokuroria Speciale Publike tashmë ka ngritur akuza për redaktorët dhe kryeredaktorin për shkak të “fshehjes së tatimeve”.

Në opinionin në Maqedoni gjithashtu përmendet intervista e ish-kryeministrit Gruevski, pikërisht në këtë media më 26 Shkurt të vitit 2017, gjatë kohës së krizës për formimin e shumicës parlamentare, kur ai ftoi popullin të dalë në rrugë, gjë që siç dihet kulmoi me ngjarjet e dhunshme të 27 Prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Next Post
Si t’i kaloni festat e fundvitit në bazë të shenjës suaj

Horoskopi, njihuni me dy shenjat e ditës, e diel 3 shkurt 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In