Gjykata në Shkup ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, duke i caktuar masën e paraburgimit 30 ditë ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për rastin “Titanik”.
Vendimi për Gruevskin është dhënë në mungesë, pasi ai ndodhet në arrati.
Seanca e sotme gjyqësore për këtë rast filloi me një orë vonesë, për shkak se dy të akuzuarit e tjerë u sollën me vonesë nga Burgu i Shutkës.
a.çupaj