• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gruevski kaloi nga Rinasi?! Policia shqiptare përgënjeshtron mediet serbe

by Java News
15/11/2018 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stuhia që ngriti largimi i Nikola Gruevskit nga vendi ka përfshirë edhe Shqipërinë, ose më saktë, në këtë tymnajë, vendin tonë e zhytën mediet serbe, me raportet se ish-kryeministri maqedonas, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar, ka mundur të arratiset përmes Tiranës.

Sipas tyre, Gruevski kaloi kufirin maqedonas-shqiptar me një pasaportë të rreme, e pas kësaj është nisur me avion nga kryeqyteti ynë drejt Budapestit. Autoritetet e Shkupit nxituan ta deklaronin që një ditë më parë se, ish-shefi i ekzekutivit nuk kishte kaluar nga ndonjë pikë kufitare, e kjo ngjalli dyshimet se mund të ketë përdorur një pasaportë bullgare, por Sofja e hodhi poshtë kategorikisht një mundësi të tillë.

Policia shqiptare këmbëngul se, nga Rinasi nuk është nisur askush me këtë emër. Ambasada hungareze në Tiranë, sakaq, e kontaktuar nga Top Channel, refuzoi të komentonte mbi situatën dhe mbi pretendimet se Gruevski është strehuar atje për një natë.

Në Budapest, ish-kryeministri maqedonas padyshim gjendet sot në kushte shumë më të mira sesa ato të qelisë që duhet ta ndante me persona të tjerë, foton e së cilës e bëri publike televizioni Alsat.

Saga e Gruevksit sapo ka nisur. Partitë opozitare hungareze i bënë thirrje qeverisë hungareze ta arrestojë dhe ta ekstradojë sa më shpejt, me argumentin se ai nuk po largohet nga një vend ku ka luftë dhe se nuk është i përndjekur mbi baza fetare apo politike.

Edhe ministri gjerman për Çështjet Europiane, Michael Roth ironizoi me pretendimet e Gruevskit për azil, duke shkruar në Tëitter se është mirë që Hungaria po i hap kufijtë për refugjatët. Së fundi, mbi situatën ka reaguar dhe Departamenti amerikan i Shtetit, i cili tha se Gruevski duhet të paraqitet para drejtësisë dhe të vuajë dënimin me burg në vendin e tij. TCH

Next Post
Prokuroria maqedonase: Duhet paraburgimi i Gruevskit

Arratisja e Gruevskit, nisin hetimet për rolin e policëve maqedonas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In