• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gruevski bën të fortin nga arratia:Hajna të pushtetit, do kthehem!

by Java News
07/07/2019 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me anë të një solemniteti do të përurojë autostradën Shkup-Shtip, që llogaritet si një ndër arteriet kryesore të Maqedonisë Lindore. Ish-Kryeministri, Nikola Gruevski, përmes Facebookut ka thënë se kjo autostradë është ndërtuar në kohën e VMRO-DPMNE-së, duke i dërguar mesazh pushtetit aktual që ta mirëmbajnë, ngase, siç ka thënë – do të kthehet.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me një solemnitet do ta shënojë lëshimin në përdorim të autostradës Milladinovci-Shtip. Në solemnitet që duhet të mbahet të shtunën do të marrin pjesë kryeministri, ministra, përfaqësues të ambasadës së Kinës e të tjerë.

Ish-Kryeministri në arrati Nikola Gruevski, nga Budapesti, përmes një postimi në Facebook ka komentuar lëshimin në përdorim të kësaj autostrade. Ai sqaron se i gëzohet përfundimit, siç thotë, të arteries kryesore për Maqedoninë Lindore dhe se 85 deri 90% është ndërtuar derisa VMRO-DPMNE-ja ka qenë në pushtet. Ai ka thënë se një meritë të madhe për ndërtimin e kësaj autostrade ka edhe ish-ministri i Transportit, Mile Janakievski, për të cilin janë ngritur procedura për shpërdorim të detyrës.

“Le të jetë me fat autostrada Shkup-Shtip. Këta hajnat e pushtetit, le të përpiqen së paku ta mirëmbajnë siç duhet. Të mos jetë i shkatërruar kur të kthehem! Përshëndetje nga Budapesti” – ka shkruar ish-Kryeministri Gruevski në rrjetin social Facebook.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i socialdemokratëve në pushtet. LSDM-ja thotë se pikërisht ka qenë Gruevski i cili ka keqpërdorur mjetet për ndërtimin e kësaj autostrade, siç thonë së bashku me bashkëpartiakun e tij Mile Janakievski. Socialdemokratët thanë se Gruevski nuk duhet të shqetësohet për mirëmbajtjen e autostradës.

“Rruga e vetme nëpër të cilën do të kalojë, kur të kthehet, është rruga që çon drejt institucioneve ndëshkuese-përmirësuese, ku e pret qelia e burgut.”-reagojnë nga LSDM-ja.

Ndryshe, kjo autostradë duhej të kishte përfunduar vjeshtën e kaluar, kurse para një muaji është lëshuar për qarkullim. Gjatësia e autostradës është 47 kilometra dhe filloi të ndërtohet në vitin 2014, kurse ndërtimi kishte koston e 177 milionë eurove. /Klan Macedonia

Next Post
Argjentina mund Kilin dhe merr vendin e tretë. Mesi “përleshet” me Medelin

Argjentina mund Kilin dhe merr vendin e tretë. Mesi “përleshet” me Medelin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In