Jemi në Hollandë, në vitin 1998 dhe ky trup i pajetë besohet se i përket një shqiptareje. 18 vite më pas kjo cështje rihapet nga një emision investigativ hollandez me qëllimin; të gjendet identiteti i gruas. Gazetari Bernard Pernickaj sjell dhe njëherë në vëmendje ngjarjen pasi ka kontaktuar me policinë hollandeze dhe gazetarët e emisionit investigativ. Nga të dhënat që ai disponon, mësohet se bëhet fjalë për një grua nga Elbasani, nënë e 3 fëmijëve e ciula është gjetur e pajetë në një rrugë të Amsterdamit. Pernickaj u shpreh për BalkanWeb se trupi është varrosur pak ditë pas vdekjes. Po kështu gazetari shprehet se mund të publikojë vetëm një foto, pasi të tjerat janë të rënda dhe tronditëse. Ai bën apel, nëse dikush e njeh këtë grua, të kontaktojë me të, pasi me siguri kështu do të zgjidhet enigma 18 vjecare e gruas së pajetë në rrugët e Amsterdamit.
Ja cfarë thotë gazetari Përnickaj
“Te dashur miq. Kemi nevoje per ndihmen tuaj per te identifikuar nje vajze shqiptare te pajete, e gjetur ne rruget e Amsterdamit ne Hollande ne korrik te vitit 1998. Mendohet se eshte nga Elbasani dhe nene e tre femijeve. Karakteristikat jane keto:
– Gjatesia 151 cm
– Floket e zeza (te gjata)
– Syte kafe
– Trup i imet
– Disa shenja ne barkun e saj tregojne se ajo mbase kishte lindur femije.
– Ne te dy parakrahet e saj ajo ka tatuazhe ngjyre blu.
Nje koleg gazetar ne nje emision investigativ ne Hollande me ka kontaktuar personalisht dhe ka kerkuar ndihmen e publikut shqiptar per te identifikuar personin ne fjale. Une disponoj edhe foton e viktimes pak momente pasi eshte gjetur nga policia e Amsterdamit dhe ju kerkoj ndjese qe po publikoj vetem njeren prej tyre sepse te tjerat jane pak te renda per tu shfaqur….Do kerkoja nga te gjithe ata familjare qe u mungon nje pjestar i familjes (femer) qe prej vitit 1997-1998 dhe qe perputhet me karakteristikat fizike te pershkruara me lart te me kontaktoje ne inbox e te me dergoje dhe nje foto perkatese per te bere krahasimin. Faleminderit per bashkëpunimin!”.