Gruaja në foto u shndërrua në një simbol të ngjarjeve të Brukselit, me fytyrën e përgjakur, menjëherë pas shpërthimit në aeroport.
Ajo është Nidhi Chaphekar, stjuardesë indiane, e cila priste nisjen e fluturimit drejt SHBA.
Ka dy fëmijë dhe aktualisht ndodhet e shtruar në spital, pa rrezik për jetën.