• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gruaja nga Fieri: Më martuan 3 herë me zor! Vëllai e bën ‘qepaze’ live

by Java News
09/01/2018 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 36-vjeçare nga Fieri është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ ku ka rrëfyer kalvarin e një jete të vështirë, që nga dështimi i tre martesave tek konfliktet me vëllezërit e saj. Sonila, nënë e tre fëmijëve tregon se si e martoi babai për tri herë radhazi, ndërsa tashmë jeton me nënën e saj të moshuar, por pa përkrahjen e vëllezërve.

“Më martoi babai. Nuk i kam kundërshtuar kurrë prindërit, dhe as vëllezërit më të mëdhenj. Pasi u martova për herë të parë, zbulova gjatë kohës që isha shtatzënë se burri kërkohej nga Interpoli për vrasje. Më pas ata e burgosën dhe më pas u vetëvra në burg. Më pas më martuan sërish, nga ajo martesë linda sërish një vajzë. Por edhe ai gjatë një konflikti me thikë u plagos dhe u fut në burg. Më pas më martuan për herë të tjerë, me një person me probleme mendore. Me të linda një djalë, por desh ma vrau, e ika nga shtëpia. Si fillim shkova tek mbesa, pastaj tek nëna ime. Por më pas më përzunë. Dua që të më mbështesin dhe të më përkrahin fëmijët”, tha Sonila. Ndërkohë, një tjetër version për ngjarjen tha vëllai i saj, Arjani.

Në një lidhje telefonike për emisionin, vëllai i 35-vjeçares pohoi se e kishte mbështetur gjithmonë motrën e tij dhe fëmijët e saj, ndërsa nga ana tjetër i ‘nxori’ në dritë një konflikt me ish-burrin e dytë. Arjani tha se Sonila i kishte thënë burrit të saj të dytë se vajzën nuk e kishte me të.

Arjani: Ajo duhet t’ja dijë për faleminderit motrave dhe vëllezërve. Le ta dëgjojë gjithë Shqipëria. Pasi Sonila kur ka pasur debat me burrin e dytë, në syrin tim i ka thënë që; se kam vajzën me ty. Këto të tregoj Sonila. Nëse ka pasur mbështetje, ta harroj. Unë e kam ndihmuar si Perëndinë dhe kudo që të shkojë ajo është motra ime.

Sonila: Dua një mbështetje më shumë dhe të sillet pak më mirë të paktën me fëmijët e mi.

Arjani:
Unë fëmijët e t’u si ndaj nga fëmijët e mi. Sonila unë djalit tim si dhashë asgjë, dhe djalit tënd po. Shpirtin nuk ua jap dot. Ça do më ti? Djali ishte deri në orën 20:00 tek unë, shpitin s’ta jap dot më. Tek fëmijët bëj shumë.

Sonila: Sillu pak më butë me fëmijët e mi

Arjani: Normale. Kur fejoi vajzën nuk më pyeti. Ndaj do rri si ‘uji i ndenjur’.

MARTESAT E DËSHTUARA
Martesën e parë e kurorëzoi në vitin 2000, ishte një lidhje me shkesi e iniciuar nga babai dhe familja. Emigruan në shtetin grek, por u kthyen prej andej shumë shpejt pasi bashkëshorti ndiqej nga Interpoli dhe ajo mori vesh për herë të parë se ai kishte kryer një vrasje. Nga martesa me të kishte sjellë në jetë një vajzë, e cila shkonte e takonte babain në qeli deri në momentin kur ai kreu vetëvrasje.

Pas dështimit të kësaj martese dhe vuajtjeve të pafundme që ju desh të kalonte familja sërish e lidhi me një tjetër njeri. Solli në jete një tjetër vajzë, por pas një zënke me thika edhe bashkëshorti i dytë do të përfundonte në izolim. E gjendur në një situatë të tille me 2 vajza të vogla u kthye serish tek familja e saj, por vëllai nuk e pranonte, sjellja e ashpër dhe agresive e tij e detyroi të atin të rregullonte për të bijën një martese të tretë.

36-vjeçarja e konsideron këtë martese një tjetër ferr, pasi bashkëshorti vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi solli në jetë një djalë me të edhe kjo martese mori fund. Ai e dhunoi të birin aq shumë sa përfundoi në reanimacion dhe Sonilës nuk i ngeli me asgjë tjetër përveçse të largohej një herë e përgjithmonë. Sot Sonila ka me shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e familjes, pasi njëri prej vëllezërve e ka përzënë nga banesa duke e lënë në mëshirë të fatit.

ma.me

Next Post
Sot mbahet seanca e Azem Syles

Dështon sërish gjykimi ndaj ish-Komandantit të UÇK, Azem Syla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku i ofron dorëheqjen Kuvendit të partisë

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku i ofron dorëheqjen Kuvendit të partisë

January 31, 2026
Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

January 31, 2026
Dosjet e reja të Epstein/ Publikohen foto të ish-princit Andrew në gjunjë mbi një vajzë

Dosjet e reja të Epstein/ Publikohen foto të ish-princit Andrew në gjunjë mbi një vajzë

January 31, 2026
Çështja e Irena Gjokës, PD: Vendimi i KLGJ papërgjeshmëri, ILD të veprojë me shpejtësi!

Çështja e Irena Gjokës, PD: Vendimi i KLGJ papërgjeshmëri, ILD të veprojë me shpejtësi!

January 31, 2026
Përmbyset kamioni në Palasë, plagosen 3 persona

Përmbyset kamioni në Palasë, plagosen 3 persona

January 31, 2026
Dyshime për akte terroriste, arrestohet një person në Austri/ Kishte plane për të sulmuar…

Dyshime për akte terroriste, arrestohet një person në Austri/ Kishte plane për të sulmuar…

January 31, 2026
Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim, do të vëzhgohet nga ekipi i institucionit

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim, do të vëzhgohet nga ekipi i institucionit

January 31, 2026
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

January 31, 2026
Kujtimet e Migjen Bashës; ish mesfushori rrëfen rrugëtimin me Kombëtaren Shqiptare

Kujtimet e Migjen Bashës; ish mesfushori rrëfen rrugëtimin me Kombëtaren Shqiptare

January 31, 2026
Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

“Pse si fton në protestë?”, Berisha ‘shpërthen’ ndaj Topit dhe Bashës: Fatkeqësi e kombit, pseudointelektualë! PD e donin për pasuri e prona!

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In