• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Gruaja ndiqte duke qarë personin me kapele”, ndjekja si në filma dhe arrestimi i vrasësit të Sinanit

by A R
29/06/2017 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontakti pamor e më pas ndjekja nëpër qytetin e Vlorës ka sjellë kapjen e njërit prej autorëve të vrasjes së Fatjon Sinanit.

Fatjon-Sinani-vendi-vrasjes-Vlore-640x348

Në momentin kur kanë ndaluar njërin autor, policët kanë pasur kontakt pamor edhe me personin tjetër, i cili ka arritur të largohet pa u arrestuar. Në vendin ku u bë arrestimi i shtetasit Neritan Qejvanaj, është gjetur edhe kapela e përdorur nga njëri autor dhe arma tip pistoletë që dyshohet se është përdorur në krim.

Gazeta “Panorama” publikon versionin e ngjarjes të paraqitur në gjykatë nga Prokuroria e Vlorës, ku u kërkua caktimi i masës arrest me burg ndaj të dyshuarit për vrasjen e Fatjon Sinanit. Bazuar mbi kërkesën e Prokurorisë, Gjykata vendosi lënien në burg pa afat për shtetasin Neritan Qejvanaj. Ai akuzohet për krimin e ndodhur më 20 qershor 2017, rreth orës 22:10, në lagjen “Partizani”, Vlorë, pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal, ku është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi Fatjon Sinani, rreth 40 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në vend.

VRASJA DHE AUTORI

Në orën 21:50 të datës 20.06.2017, një patrullë policie e përbërë nga tre punonjës ka qenë në lëvizje me mjetin “Nissan Patrol”, në lagjen “Partizani”.Ata ndodheshin në rrugën “Ali Demi”, me lëvizje nga sheshi i Bashkisë te Spitali Psikiatrik, kur kanë kaluar lokal “Kropishtin”, në krahun e djathtë të rrugës, në korsinë e emergjencës, me drejtim për nga spitali kanë konstatuar një makinë “Mercedes Benz”, me ngjyrë gri, e cila kishte ndaluar. Në krahun e djathtë të mjetit është futur një person me bluzë të bardhë dhe kapelë të zezë në kokë.

Pas këtij personi ishte vënë një grua e re, e cila doli nga pallati duke bërtitur dhe duke qarë. Automjeti ka vazhduar lëvizjen te korsia e emergjencës dhe hyri në rrugën kryesore me drejtim për nga spitali. Mbi këtë bazë ka filluar ndjekja e mjetit dhe është njoftuar salla operative.

Sapo është kaluar spitali, te trekëndëshi mjeti që po ndiqej ka marrë rrugën për nga bashkia dhe për shkak të bllokimit të rrugës ai nuk ka mundur të vijojë lëvizjen për disa çaste. Pasi janë afruar punonjësit e policisë, kanë konstatuar se mjeti kishte targat SNBB220, targa të cilat i janë dhënë menjëherë sallës operative që informohej për lëvizjet. Automjeti që ndiqej doli para bashkisë dhe hyri në lagjen “Lirim”, në rrugicën përpara klinikës private “Medikal”, rrugicë që të nxjerr te vendi i quajtur “Rruga e re”.

Në këtë moment, mjeti që po ndiqej po ecte me shpejtësi dhe ka humbur nga shikimi i makinës së policisë që po bënte ndjekjen e tij. Te “Rruga e re”, mjeti i policisë ka konstatuar një motor policie (ku ndodheshin 2 punonjës policie), i cili ka konstatuar mjetin duke dalë nga lagjja “Lirim” me shpejtë- si te “Rruga e re”, ka hyrë në rrugicën e restorantit të shtetasit Hodo Bilbili, ka dalë nga Gomisteria te kryqëzimi i vendit të quajtur “Gjyqi i vjetër”.

AUTORI I DYTË

Mjeti ka hyrë te rruga e “OSBE” me drejtim nga rruga “Transballkanike”, aty ka hyrë në brendësi të lagjes, në krahun e majtë. Pasi kanë filluar të krehin zonën, është konstatuar se mjeti ishte në atë rrugicë, mbrapa “Alfa Bank”. Në këtë moment, punonjës të policisë kanë konstatuar dy persona që po largoheshin në këmbë në thellësi të lagjes. Kur janë vënë në ndjekje të tyre, ata filluan të lëviznin midis pallateve.

Njëri nga personat ishte me bluzë të bardhë dhe kapelë të zezë, ndërsa tjetri ishte me rroba të zeza që nuk u fiksuan. Janë vënë në lëvizje të personit me bluzë të bardhë, i cili, kur është kapur, nuk e kishte kapelën me vete. Në një shkurre të vogël, pranë vendit ku u kap personi, u konstatua një kapelë me ngjyrë të zezë dhe një armë zjarri pistoletë me mekanizma të hapur. Pasi u shoqëruan, rezultoi se personi ishte shtetasi Neritan Qejvanaj./Panorama/a.m.

Next Post
I ftohti polar, solidariteti dhe akuzat nga oxhaku i shtëpisë

PD-LSI, dramat paralele pas 25 Qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In