• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Gruaja më vdiq, je mishërimi i shpëtimit”, si u përndoq për dy vite farmacistja

by A R
16/04/2016 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një histori e pabesueshme përndjekjeje ka ndodhur në Kamëz, ku një person i fiksuar pas një gruaje, i qëndroi nga pas për të paktën dy vite me radhë, deri kur gruaja vendosi ta denoncojë. Bëhet fjalë për një farmaciste e cila ushtron aktivitetin e saj në zonën e Kamzës, ku posedon edhe një biznes tjetër familjar. Nisi si një njohje rastësore, dhe u kthye në makth për gruan e cila bezdisej në banesën e saj. Shtetasja B.SH. nga Kamza, përjetoi tmerrin kur burri i huaj, papritur u shfaq brenda në banesën e saj. Kjo gjë ndodhi të paktën dy herë. Por këtu do të ishte fillimi i një historie stresuese dhe tmerri për gruan. Shtetasi P.L. e shqetësonte në farmacinë e saj që ndodhej në katin e parë të banesës, dhe disa herë ishte futur në banak. Ai i kërkonte martesë, duke i thënë se “ajo ishte mishërim i shpëtimit të tij dhe fëmijëve pas vdekjes së gruas”. Kjo ishte fraza që personi i panjohur i përmendte shpesh herë gruas, të cilën pasi hasi në kundërshtinë e saj e kërcënonte. Pasi u përballa për gati dy vite me këtë vuajtje, gruaja më në fund vendosi t’i drejtohet policisë e cila arrestoi shtetasin P.L. Në fund, gjykata vendosi dënimin e tij me 8 vite burg.

Si nisi historia

Denoncimin në komisariat, shtetasja B.SH. e bëri më datë 01.12.2015. Ajo tha se familja e saj kishte në pronësi një dyqan të cilin e përdorin si dyqan farmacie si dhe një aktivitet tjetër për kopësht fëmijësh. Të dy këto aktivitete i administronte B.Sh. Para tre vjetësh në banesën e saj kishte shkuar një person, të cilin ajo nuk e njihte dhe që ishte ngjitur në katin e dytë të banesës së saj dhe kur kishte qënë përballë B. e kishte pyetur se ku mund ta gjente bashkëshortin e saj pasi donte ta takonte.

B. i kishte thënë atij personi se bashkëshorti i saj nuk ishte aty në banesë dhe se ai mund ta takonte pak më vonë tek farmacia e tyre dhe më pas ai person ishte larguar. Një javë pas kësaj ngjarjeje ky person ishte rikthyer përsëri në banesën e B., ishte futur brënda saj, pa trokitur dhe kur kishte qënë para B. kishte përsëritur po të njëjtën kërkesë. B. edhe këtë herë i kishte thënë se bashkëshorti i saj nuk ndodhej në banesë dhe këtë herë duke e paralajmëruar këtë person se ai nuk duhej të hynte me në banesën e saj për këtë gjë.  Pasi u zhduk për disa kohë, ai u shfaq sërish në farmacinë e gruas, ku filloi ta kërcënonte.

Kërcënimet te farmacia

Pasi u përball dy herë në shtëpi me eprsonin që e përndiqte, historia vijoi në farmacinë e gruas. P.L kishte shkuar përsëri një mëngjes tek farmacia  e saj dhe kishte kërkuar nga B.SH., që ti bënte matjen e diabetit. B. Sh. ia kishte bërë matjen, duke i sugjeruar atij se duhej të bënte një matje tjetër pas dy orëve, gjë të cilën ajo ua kërkonte gjithmonë pacientëve të  saj. Pas dy orëve  të atij momenti ai person kishte shkuar përsëri dhe këtë herë diabetin ia kishte matur punëtorja e dyqanit të saj dhe ai më pas ai ishte larguar. Ditën e nersërme të asaj periudhe ky person kishte shkuar përsëri dhe i ishte drejtuar B. duke i kërkuar që ajo të fliste me të. Gjatë këtij komunikimi B. ishte kujtuar se ky person ishte po i njëjti që i kishte hyrë në banesë përpara dy vjetësh.

Sh. i ishte drejtuar këtij personi duke i thënë se ”Ç’problem kishte”. Personi i ishte drejtuar B. duke i thënë “Nëse ajo kishte ndonjë interes për të”. B. Sh. i ishte përgjigjur këtij personi, duke i thënë se interesi i saj ndaj tij ishte si ç’do pacient tjetër që shkonte në farmacinë e saj dhe pas këtij komunikimi ai person ishte larguar. Për rreth dy muaj më pas ajo nuk e kishte parë më këtë person, por nga muaji Tetor i vitit 2015, ky person kishte shkuar sërisht tek dyqanin i saj dhe i kishte thënë në sytë të punëtores së saj shtetases M. K. dhe të një pacienti që ndodhej aty rastësisht, se:  “atij i kishte vdekur bashkëshortja e tij dhe se ajo ishte mishërimi i shpëtimit të tij dhe fëmijëve të tij”.

Në atë kohë kishte ndërhyrë pacienti që ndodhej aty, duke e marrë prej krahu, shtetasin P. L. dhe duke e nxjerr jashtë dyqanit. Pas këtij momenti ai kishte shkuar shpesh në farmacinë e saj dhe sa po ai hynte brënda ajo dilte tek zyra që kishte brënda këtij ambjenti deri sa punëtorja e saj e nxirrte jashtë.

Një prej ditëve në vijim B. Sh. kishte qënë tek zyra që ndodhej brënda farmacisë dhe në ato momente kishte dalë tek pjesa e banakut, ku kishte parë përsëri këtë person, i cili kishte hyrë në farmaci dhe i kërkonte punëtores tjetër K. B. që ajo të nxirrte B. me qëllim që ai ta takonte. B. Sh. i ishte drejtuar duke i thënë se se ai duhej ti hiqej qafe dhe kokretisht “edhe ty të pata magut sot” dhe menjëherë kishte hyrë sërisht në zyrën e saj. Punonjësja e saj i kishte thënë personit shtetasit P. L. se ai duhej të dilte jashtë, pasi ai ishte filmuar nga kamerat e sigurise dhe se ajo do të thërriste policinë, por ai nuk ishte larguar duke këmbëngulur se B. duhej të dilte dhe ta takonte. B. Sh. kishte dalë sërisht, duke menduar se ai kishte ikur, por ai ishte ende aty dhe sa po e kishte parë B. i kishte thënë se ai donte të pinte një kafe me atë. B. i kishte thënë se ajo nuk pinte kafe me të panjohur dhe se ai duhej të largohej, personi në ato momente ishte munduar ta kapte nga krahu, por ajo ishte larguar dhe e revoltuar i kishte thënë atij personi se ai duhej të largohej prej saj se ajo do ta mbyste po të vazhdonte në atë mënyrë.

Në mëngjesin e datës 01.12.2015 rreth orës 08.30 B. Sh. kishte dalë nga shtepia e saj kishte hyrë në farmaci, brënda banakut duke qënë me kurriz nga dera dhe sapo ishte kthyer, kishte parë brënda banakut të saj këtë person, i cili e kishte kapur prej krahu, duke i thënë se “me kë tallej ajo dhe se ku ishin fëmijët e tij”. Për momentin B. ishte shtangur, duke i thënë atij se ç’farë ishte duke bërë dhe pse ai kishte hyrë brënda banakut, por ai kishte filluar ta tërhiqte prej krahu duke u munduar ta nxirrte jashtë dyqanit. Në momentin qa ai e kishte nxjerrë në hollin e dyqanit, ajo dhe pastruesja e saj kishin kërkuar ndihmë dhe me ndihmën e dy personave të tjerë e kishin nxjerrë jashtë dyqanit shtetasin P. L.. Më pas ajo kishte njoftuar policinë dhe bashkëshortin e saj ….Pasi u përball në gjykatë, shtetasi P.L. pranoi fajin. Ai u gjykua me procedurën e gjykimit të shkurtuar me 8 muaj burg për veprën e “përndjekjes”.

Next Post

Han: Nuk e njohim qeverinë e Maqedonisë pa zgjedhje të lira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

December 18, 2025
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes

December 18, 2025
“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

December 18, 2025
Berisha tregon bashkëbisedimin me Ramën në foto: Më tha të varet nga një komunist dhe anëtar i KQ në shtyllë

“Më lëkundeshin gjunjët”, Rama kthehet 35 vite pas: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh!

December 18, 2025
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

December 18, 2025
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

December 18, 2025
“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

December 18, 2025
Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet

“Kushtetuesja përmbysi shpresat e SPAK”, avokati: Provat janë zero, nëse Kuvendi nuk i heq imunitetin

December 18, 2025
Washington Post: Zbulohet plani sekret i Izraelit për të vrarë shkencëtarët bërthamorë të Iranit

Washington Post: Zbulohet plani sekret i Izraelit për të vrarë shkencëtarët bërthamorë të Iranit

December 18, 2025
“Sa më i pasur të jetë kandidati, aq më shumë shanse ka të bëjë fushatë të mirë”, Petro Koçi zbulon pse s’u fut në garë

Përplasjet në Kuvend, Petro Koçi: Opozita po e ndihmon qeverinë me këto shfaqje

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In