• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gruaja i bën aksident me makinë, i shoqi e denoncon në polici: E fshehu prej meje, e mësova nga vajza

by Java News
12/06/2021 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për D.A. nuk është asgjë aksidenti automobilistik që kaloi. As rrezikimi i jetës dhe trauma që i la, duke qenë se si pasagjere kishte edhe të bijën vetëm 4 vjeçe. Po ashtu edhe procesi i divorcit të cilin e reja pret ta finalizojë në gjykatë. Por denoncimi i njeriut me të cilin ajo  bashkëjetoi dhe më pas solli në jetë një fëmijë.

Sipas burimeve të Gazetasi.al pranë drejtorisë vendore, burri denoncoi në komisariatin numër 2 pranë oficerit të gatshëm,  i cili nuk ka patur asnjë kundërshtim, por ka regjistruar dhe shkruar çdo pretendim të mundshëm të bashkëshortit të nevrikosur. Megjithëse për policinë kallëzimi për fshehje të ngjarjes nga burri nuk është krim dhe nuk përfshihet as tek veprat penale, kështu që vështirë të ketë një rezultat. Sidoqoftë denoncimi që ju vendos në dispozicion Gazetasi.al tregon shprehimisht ankesën penale të GJ.A, i cili e ka zbuluar aksidentin nga frazat e bijës që herë pas here i ka thënë: ne u rrëzuam sepse tabela thoshte drejt, por aty ishte një kthesë e fortë dhe nuk ishte faji i mamit çfarë ndodhi.

“Nga martesa ne kemi një vajzë të vogël të moshës katër vjeçe. Atë ditë si e mësova më vonë, ime shoqe me të cilën jemi në proces ndarjeje, po udhëtonte me makinën e saj nga Tirana drejt Beratit”.

Siç pretendon burri në polici, atij nuk i është treguar që gjatë këtij udhëtimi bashkëshortja ka bërë aksident dhe sipas tij madje të bijës i është mohuar dhënia e ndihmës së parë.

“Mbas aksidentit, nëna bashkë me fëmijën kanë shkuar në shtëpinë e prindërve të saj dhe i është bërë presion që mos të tregojë që kanë bërë aksident dhe as shkaqet e kësaj përplasjeje“, shton në polici shtetasi Gj.A.

Madje në shkresën që Gazetasi.al disponon ai ka denoncuar edhe është ankuar edhe për të afërmit e bashkëshortes, duke i vënë edhe ata në pozitë të vështirë se ishin bashkuar me ish-partneren për ti bërë presion fëmijës që të mbante gojën mbyllur e mos ti tregonte gjë të atit.

“Por kur e takova time bijë përsëriste vazhdimisht që nuk ishte faji i mamit aksidenti dhe se të dyja ishin mirë. Aty u informova çfarë kishte ndodhur”, deklaron më tej denoncuesi.

I ndodhur përpara këtij fakti denoncuesi shton se e dërgoi fëmijën për vizita mjekësore dhe se fatmirësisht konstatoi se e bija nuk kishte pësuar asnjë dëmtim. Policia shton për Gazetasi.al se për të sqaruar situatën ka thërritur për ta marrë në pyetje gruan me inicialet D.A. Ajo e ka pranuar aksidentimin e po ashtu ka refuzuar versionin e bashkëshortit sepse sipas saj, ky veprim i ish partnerit ka ndodhur nga efektet e procesit të ndarjes.

“Aksidenti na ndodhi në aksin Fier-Shegan, ku si pasojë e aksidentit dolëm nga rruga dhe u batuam në një kanal. Më të liruar veprimi i parë që bëra ishte kontrollimi i sime bije që fatmirësisht nuk kishte asnjë dëmtim. Kur shkova në shtëpi e zhvesha sërish vajzën dhe e kontrollova imtësisht dhe nuk kishte asnjë dëmtim. Veç kësaj im vëlla është mjek edhe ai e kontrolloi dhe nuk kishte asnjë problem. Ne nuk e kemi fshehur aksidentin përkundrazi ka qenë çështje që është diskutuar në familje”, thekson e reja para agjentit të krimeve.

E pyetur nga agjenti nëse kishin ndërhyrë prindërit e saj dhe a kishin folur me mbesën, gruaja saktëson se “mbase ime bijë ka fiksuar momentet kur diskutohej për aksidentin dhe kur të gjithë flisnim për këtë gjë”.

Ajo këmbëngul se asnjëri prej tyre nuk ja ka mohuar ndihmën mjekësore dhe se nga situata e pandemisë i është dashur të jetë më e kujdesshme. Sidoqoftë policia shton se për të qenë më të qetë nëse është fshehur apo jo aksidenti, është llogaritur të merret në pyetje edhe fëmija, një procedurë që do mbahet nën praninë e psikologëve. Megjithatë e ëma këmbëngul “bijës sime nuk i ka munguar asistenca psikologjike  dhe as ndihma mjekësore, jam e bindur që ka fiksuar çastet e para që kemi folur dhe thjesht i ka riprodhuar”.

Policia nuk është në gjendje të thotë për Gazetasi.al se çfarë vepre penale mund të ketë në këtë raste, megjithëse jo zyrtarisht shton se më tepër kjo çështje është një sherr bashkëshortësh, ku çifti vëzhgon çdo lëvizje të partnerit tjetër për të gjetur shkaqe me të cilat do argumentojë pakujdesinë në gjykatë./m.j

Next Post
Vendimi i vitit 1991: Ja si bunkerët mund të ktheheshin në kafe e restorante

Vendimi i vitit 1991: Ja si bunkerët mund të ktheheshin në kafe e restorante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

February 2, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidenti i merr jetën gruas në Fushë-Krujë, arrestohet polici

February 2, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Shkurt 2026

February 2, 2026
Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

February 2, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

2500 euro për një emigrant, arrestohet maqedonasi në Tiranë. Në kërkim një tjetër

February 2, 2026
Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm 1 orë

Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm 1 orë

February 2, 2026
Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

February 2, 2026
Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

February 2, 2026
Padia e Irena Gjokës, SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime

Pagat e gjyqtarëve/ Berisha: Rama e ka bërë kreun e SPAK-ut më të paguarin nga Sllovenia gjer në Qipro

February 2, 2026
Emrat e “kryeministrave teknikë”, si ilaç për inatin e shqiptarëve ndaj Berishës

“Irena Gjoka rrugaçe e ligjit”, Berisha: Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In