• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gruaja e tretë e të vrarit nga RENEA tërheq trupin e pajetë, detaje nga e shkuara e tij

by A R
25/09/2020 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gruaja e Lefter Zhidrut, Floresha Zhidru është paraqitur bashkë me disa familjarë në morgun e Elasanit, për të marrë trupin e pajetë të 71-vjeçarit të ekzekutuar pasditen e djeshme nga forcat RENEA, pas shkëmbimit të zjarrit.

Familjarët kanë vendosur që trupi i pajetë i të moshuarit, të përcillet në banesën e fundit, në fshatin Xarë të Sarandës, vend ku dhe kishte lindur.

Ishte gruaja e të ndjerit Floresha, ajo që mesditën e djeshme, njoftoi policinë, pasi bashkë me vajzën 14 vjeçe, ndihej e kërcënuar nga Lefteri, i cili ishte i armatosur dhe kishte kallëpe tritoli.

Por ndërhyrja e policisë pas sherrit në familje, nuk përfundoi mirë, pasi 71-vjeçari nisi të qëllojë drejt uniformave blu, ku pas rezistencës së bërë për pesë orë me radhë, u ekzekutua nga forcat RENEA, ndaj të cilave edhe në çastet e fundit nuk i kurseu plumbat.

I moshuari kishte qenë ish-punonjës i fabrikës se armëve në Mjekës të Elbasanit dhe kjo kishte bërë që të kishte njohuri mbi armët dhe municionet.

Pas largimit nga puna për shkak edhe të moshës, ai kishte nisur të punonte si gomist.

Mësohet se Lefter Zhidru kishte rreth pesë vite që ishte transferuar për të jetuar në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan, bashkë me gruan dhe vajzën e tyre.

Ai njihej si natyrë problematike, madje në muajt e fundit, kryesisht gjatë pandemisë së koronavirusit, ishte proceduar disa herë për dhunë ndaj së shoqes, ku policia e kishte proceduar penalisht, por e lironte sërish.

Floresha, ishte gruaja e tretë e Leferit, me të cilën vijonte jetesën deri ditën e djeshme, pavarësisht problematikave mes tyre.

Ai kishte qenë i martuar dy herë të tjera më parë, ku me njërën nga gratë ka edhe një djalë në moshë madhore, i cili jeton në emigrim.

Zhidru njihej si natyrë e dhunshme, madje këtë gjë e pohojnë edhe fqinjët, të cilët dëgjonin vazhdimisht sherre dhe britma, nga banesa e çiftit.

/a.r

Next Post
FOTO/ Messi vajton për Suarez dhe sulmon klubin: S’meritoje të largonin ashtu, por tani nuk më surprizon asgjë

FOTO/ Messi vajton për Suarez dhe sulmon klubin: S’meritoje të largonin ashtu, por tani nuk më surprizon asgjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In