• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gruaja e shqiptarit “koka” e grupit, goditet rrjeti i prostitucionit, zbulohet skema e rekrutimit të vajzave

by A R
18/06/2023 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet greke kanë zbuluar dhe goditur një rrjet të fuqishëm të shfrytëzimit të vajzave për prostitucion, e ku pjesë e organizatës, sipas mediave fqinje, është edhe një shtetas shqiptar.

Rrejti në fjalë drejtohej nga një grua 40-vjeçare nga Uzbekistani, e cila është arrestuar, ndërsa janë identifikuar edhe partneri i saj shqiptar 35 vjeç, një tjetër grua nga Uzbekistani si dhe një bullgar, i cili transportonte vajzat për në Athinë.

Rrjeti i trafikut u çmontua pas tentativës së një gruaje për t’u arratisur nga “kthetrat” ​​e bandës, si rezultat i së cilës ajo u shpëtua nga banorët e sheshit Vathi të cilët lajmëruan Policinë. Ndërkohë, media kanë zbuluar edhe mënyrë që ndiqte grupi, që nga evidentimi, mashtrimi, rekrutimi dhe sjellja në folenë e rrjetit, duke i nxjerrë më pas në rrugët e kryeqytetit.

40-vjeçarja dhe partneri i saj 35-vjeçar “peshkuan” vajza të reja nga Uzbekistani duke u ofruar punë “të arta” në Greqia. Vajzat silleshin në mënyrë ilegale dhe më pas i mbanin në kushte çnjerëzore. Tutorët kishin nën kontroll dy shtëpi publike, në rrugën Iasonos në zonën Omonia dhe në rrugën Kolonou në Metaxourgeio, aty ku edhe i shfrytëzonin vajzat.

Vajza me origjinë nga Uzbekistani mësoi nga një i njohur një punë në Greqi me rroga të mira. Për shkak se ajo ishte në gjendje të keqe financiare, ajo ka kontaktuar me 40-vjeçaren përmes internetit, e cila e ka bindur të vinte të punonte në dy shtëpi publike që i operonte me partnerin e saj në Athinë.

Tutorët i thanë se ishte një punë e ligjshme, duke i premtuar 600 euro në ditë. Gruaja fatkeqe, së bashku me një tjetër viktimë të unazës, kaluan në këmbë kufirin për në Evros, ku i priste një bullgar, pjesëtar i bandës.

Ai mori përsipër t’i transportonte me makinën e tij në Athinë dhe t’ia dorëzonte çiftit të tutorëve. Fillimisht, 40-vjeçarja uzbeke e ka pritur gruan në një apartament, në Michael Voda dhe më pas, pa e informuar, ka paraqitur në emër të saj një aplikim online për leje qëndrimi të paligjshëm në Greqi.

Ajo e detyroi të paguante 1000 euro si për lejen e qëndrimit, ashtu edhe për koston e udhëtimit nga Uzbekistani në Athinë. Që atëherë e deri të mërkurën e kaluar filloi makthi i vajzës. Gruaja 40-vjeçare dhe 35-vjeçari shqiptar e detyruan të jetonte çdo ditë në kushte të këqija sanitare në një banesë përdhese në rrugën Iasonos.

Viktima priste klientët për 12 orë pa pushim edhe në ditët kur kishte menstruacione… Dhe të gjitha këto për 10 euro që duhej t’u jepte tutorëve si shlyerje të borxhit. Ndërsa 40-vjeçarja nga Uzbekistani dhe partneri i saj shqiptar kishin përfituar më shumë se 37 mijë euro nga shfrytëzimi.

Në fillim të qershorit, gruaja i dërgoi fshehurazi nënës së saj në Uzbekistan 1500 euro. Tutorja 40-vjeçare e kuptoi këtë dhe shkoi në shtëpinë publike pasditen e së mërkurës për ta ndëshkuar. Aty filloi ta rrihte brutalisht viktimën në sy të dy grave si shembull për të tjerët.

Më pas, e çoi në një banesë në qark, në rrugën Neophytou Metaxa, e kërcënoi me thikë, e goditi me grusht në kokë dhe më pas e rrahu me karrige. Në përpjekje për t’i shpëtuar tërbimit të tutores së pamëshirshme ajo doli në ballkon dhe tentoi të hidhej nga kati i parë.

Fqinjët, duke menduar se gruaja fatkeqe po tentonte të vriste veten, kanë lajmëruar Aksionin e Menjëhershëm i cili ka bastisur banesën. Vajza nga Uzbekistani u dërgua në spital me lëndime të rënda në kokë dhe të nxira në të gjithë trupin e saj, ndërsa policia vuri në pranga 40-vjeçaren, e cila kërcënoi viktimën e saj për të mos e denoncuar.

Paraditen e djeshme, Departamenti i Policisë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore ka ushtruar kontroll në dy banesa të organizatës, në rrugën Neophytou Metaxa, ku u gjetën dhe sekuestruan 2600 euro, një celular, një pasaportë si dhe dëftesa bankare, transferta për në Uzbekistan dhe nga Uzbekistani.

Ndaj 40-vjeçares dhe bashkëpunëtorëve të saj u ngrit një dosje për Organizatë Kriminale, Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Shkeljen e Kodit të Emigracionit dhe Integrimit Social.

/a.r

Next Post
Gjendet në një qese trupi i një gruaje, dyshohet se i përket 27-vjeçaresqë u denoncua e zhdukur nga partneri

Gjendet në një qese trupi i një gruaje, dyshohet se i përket 27-vjeçaresqë u denoncua e zhdukur nga partneri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In